Forumi Global i Bujqësisë dhe Ushqimit, Denaj: Adresuam rolin dhe sfidat e bujqësisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj po merr pjesë në Forumin Global të Bujqësisë dhe Ushqimit i cili zhvillohet në Berlin.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj po merr pjesë në Forumin Global të Bujqësisë dhe Ushqimit i cili zhvillohet në Berlin.
Në ditën e dytë të Forumit, ministrja Denaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thekson se në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë diskutuan mbi kalimin nga ekonomia tradicionale e bazuar në energjinë fosile drejt bio-ekonomisë, duke adresuar sfidat dhe rolin e bujqësisë si një shtyllë kyçe në këtë proces.
“Dialogu agro-politik që zhvilluam synon një sektor bujqësor më të qëndrueshëm drejt vizionit Bujqësia 2030 dhe Shqipëria 2030”, thekson Denaj.