Hasani përuron godinën e ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përmbylli vizitën në Kiev, duke përuruar godinën e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përmbylli vizitën në Kiev, duke përuruar godinën e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.
Bashkë me homologun ukrainas, Andrii Sybiha, ministri Hasani përuroi ambientet e ambasadës, të dëmtuara së fundi nga sulmet ruse.
Hasani theksoi se “ambasada shqipptare në Ukrainë është dëshmi për qëndrueshmërinë tonë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres”.
“E hapur gjatë agresionit të vazhdueshëm rus kundër Ukrainës dhe e dëmtuar nga sulmet e fundit me raketa ruse, ambasada qëndron jo vetëm si një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis vendeve tona, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë tonë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të begatë”, tha Hasani.