Rama: Diella ndihmësja zadrimore krijuar me Inteligjencë Artificiale, në e-albania për pak muaj

Në platformën e-Albania, tashmë është bërë një tjetër hap i rëndësishëm drejt inovacionit, që pritet të lehtësojë ndërveprimin e qytetarëve në kërkesat në këtë platformë elektronike.


Në platformën e-Albania, tashmë është bërë një tjetër hap i rëndësishëm drejt inovacionit, që pritet të lehtësojë ndërveprimin e qytetarëve në kërkesat në këtë platformë elektronike.

Zbatimi i inteligjencës artificiale në e-Albania do të sjellë në shërbim të qytetarëve, asistenten virtuale me emrin Diella, një risi që do të jetë gati për përdorim brenda pak muajsh. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama duke sjellë edhe pamjet e para nga asistentja Diellë.

Kryeministri Rama shprehet se së shpejti, qytetarët do të kenë në dispozicion brenda pak muajsh, asistenten virtuale që quhet Diella, “një ndihmëse zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t”.

“Për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme”, u shpreh Kryeministri Rama.

Përdoruesit e platformës e-Albania do të kenë mundësi që t’i drejtojnë pyetje asistentes virtuale, e cila përmes zërit dhe inteligjencës artificiale do të mbledhë informacionet e nevojshme që do t’i vendosen në dispozicion çdo përdoruesi, sipas kërkesave të tyre. /j.p/

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…