Koçiu: Ndërhyrje e rrallë tek pacientja 24-vjeçare me pajisje të avancuara tek Neurokirurgjia

Kjo kirurgji u realizua falë teknologjisë së zhvilluar që ka Shërbimi i Neurokirugjisë duke përdorur teknikat më moderne si aspirator ultrasonic


Ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka realizuar me sukses një ndërhyrje të rrallë te një paciente 24-vjeçare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale, se një tjetër histori suksesi është realizuar në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUNT.

Ministrja Koçiu shprehet se “falë edhe pajisjeve të teknologjise së avancuar u realizua me sukses heqja e një tumori të madh epidural, një rast shumë i rrallë, nga zona torakale (T5-T6) te një paciente 24-vjeçare me Neurofibromatozë Tipi 2”.

Ministrja Koçiu u ka shprehur mirënjohjen e saj, ekipit të mjekëve Prof. Kita Sallabanda, Prof. Artur Xhumari, Dr. Myfit Saraci, Dr. Jetmira Kerxhaliu, dhe infermieret Refije Kadiu dhe Anxhela Gjonaj.

Profesor Kita Sallabanda, thotë se kjo ndërhyrje e rrallë kirurgjikale te pacientja 24-vjeçare është realizuar me teknikat më moderne, siç është edhe aspiratori ultrasonik.

“Sot, në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës në repartin e Neurokirurgjisë me ekipin e doktorëve në drejtimin e Artur Xhumarit është realizuar një operacion kirurgjikal shumë i rrallë për karakteristikat e tumorit. Në një vajzë të re 24 vjeçare me një tumor që shtypte medumet spidane në nivel torakal dhe në pozicionim epidural, gjë shumë e rrallë në një paciente me neuofibramatozë të tipit 2″, informoi mjeku.

“Kjo kirurgji u realizua falë teknologjisë së zhvilluar që ka Shërbimi i Neurokirugjisë duke përdorur teknikat më moderne si aspirator ultrasonic, duke dhënë rezultate shumë të mira për jetën. Pacientja ka 22 tumore që ne i kemi trajtuar në mënyrë graduale”, vijoi ai.

“Ky ishte një tumor që për karakterisitkat e tij ishte shumë i rrallë nga pikëpamja neurokirurgjikale dhe që u realiza me shumë sukses”, tha neurokirurgu Kita Sallabanda.

Burimi ATSH

Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

Por, çështja është ku do të ndalet dora e Donald Trump?

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

Por, çështja është ku do të ndalet dora e Donald Trump?