Matura Shtetërore 2024, Manastirliu: Rritet nota mesatare vjetore, progresi më i madh te matematika

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore prezantuan sot raportin e detajuar mbi Maturën Shtetërore 2024.


Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore prezantuan sot raportin e detajuar mbi Maturën Shtetërore 2024.

Në prezantim morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtues të shkollave dhe koordinues të Maturës Shtetërore nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ky raport ofron një analizë të thelluar të rezultateve dhe ecurisë së procesit të maturës, duke vlerësuar jo vetëm performancën e nxënësve, por edhe cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkallë kombëtare.

Manastirliu, theksoi se Matura Shtetërore 2024 është konsideruar një proces pozitiv në të gjitha aspektet, nga administrimi i saj, deri tek transparenca dhe meritokracia.

“Në Maturën Shtetërore kanë marrë pjesë rreth 27 mijë nxënës nga shkollat e mesme publike dhe jo publike me një kalueshmëri prej 99,42%, që në fakt është një përqindje më e lartë kalueshmërie se ajo e një viti më parë, dhe në trend disavjeçar është më e larta në këtë 5-vjeçar”, tha Manastirliu.

Duke bërë një analizë më të detajuar të notës mesatare vjetore dhe të Maturës Shtetërore 2024, Manastirliu tha se ka një progres të rëndësishëm në arritjet e maturantëve.

“Nota Mesatare Vjetore e Maturës Shtetërore 2024 ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. Ajo vlerësohet 7,58, krahasuar me 2023-shin, ku nota mesatare vjetore e Maturës Shtetërore rezultoi 7,3. Ndërsa nota mesatare e provimeve të maturës 2024 qëndron thuajse në të njëjtat nivele krahasuar me Maturën 2023. Vlerësohet se ka një rritje në notën vjetore të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës në krahasim me 2023-shin nga 6,72 që vlerësohet mesatarja e notës vjetore në Matematikë në këtë vit, pra në 2024 që është bërë kjo analizë rezulton në 7,79. Rritje është shënuar gjithashtu edhe në notën mesatare të provimit të Maturës Shtetërore në Matematikë në këtë vit, krahasuar me një vit më parë”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja ndau edhe disa të dhëna me rëndësi për shkollat dhe zyrat arsimore që kanë një rezultat më të mirë se nota mesatare në nivel kombëtar.

“Sa i përket Notës Mesatare të Maturës Shtetërore për lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, rezultojnë 18 zyra vendore arsimore të cilat mesataren në nivel kombëtar e kanë më të lartë se 7,23 dhe këtu përfshihen: Tirana, Shkodra, Elbasani, Fieri, Vlora, Korça, Berati, Lushnja, Pogradeci, Mati, Devolli, Mallakastra, Përmeti, Këlcyra, Hasi, Rrogozhina, Kolonja dhe Puka (Fushë-Arrëzi). Për sa i përket Matematikës, nota mesatare në nivel kombëtar e Maturës Shtetërore është 6,8 dhe janë 21 zyra vendore arsimore të cilat rezultojnë me mesatare mbi 6,8 duke përfshirë këtu: Tiranën, Elbasanin, Vlorën, Korçën, Beratin, Lushnjën, Lezhën, Krujën, Kukësin, Vorën, Matin, Roskovecin, Devollin, Mirditën, Tropojën, Përmetin, Peqinin, Pukën, Poliçanin, Hasin dhe Finiqin”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “është një panoramë e punës së madhe që bëhet nga strukturat tona të arsimit, pra mësuesit tanë, dhe del shumë qartë se lidhja mes mësimdhënies dhe mësimnxënies në qytete të mëdha, por dhe në qytete më të vogla, shkon në të njëjtin trend”.

Manastirliu bëri të ditur se do të ketë një plan specifik masash për shkollat e tjera, mesatarja e të cilave është më e ulët se ajo në nivel kombëtar, një plan i targetuar për të mbështetur mësuesit nëpërmjet trajnimeve për metodat më efektive të mësimdhënies, për të mbështetur nxënësit me kurse jashtëshkollore me mësuesit e lëndëve, duke krijuar kështu modele që mbështesin edhe më shumë arritjet e nxënësve dhe rritjen e performancës së shkollave.

Duke folur për planin 1-vjeçar të masave për PISA 2025, Manastirliu u shpreh se “plani i masave që kemi ndërmarrë besoj se do të na japë një rezultat të përmirësuar përsa i përket vlerësimeve që do të realizojë PISA 2025 dhe në këtë aspekt do të doja të përmendja që gjatë këtij viti janë trajnuar më shumë se tre mijë mësues të lëndëve të leximit, të matematikës, të shkencave. Janë përfshirë në testimin e provës rreth 600 nxënës, nga 32 shkolla”.

“Nga ana tjetër është realizuar përgatitja e testit provë në letër për mësuesit, janë grumbulluar dhe administruar të dhënat dhe gjithashtu është përgatitur databasa për shkollat pjesëmarrëse në PISA 2025 dhe presim që të kryejmë dhe testimin e realizimit të pyetjeve me simulim nga nxënësit në të tre fushat. Sigurisht përmes gjithë kësaj pune që kemi bërë, synojmë jo thjesht rritjen e performancës dhe rezultateve të këtij vlerësimi, por mbi të gjitha synojmë rritjen e standardeve, rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe mësimnxënies në sistemin tonë arsimor”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “një tjetër vlerësim ndërkombëtar për arritjet e nxënësve në klasën e 4-t, TIMS 2024, Shqipëria për herë të parë u rendit mbi mesataren ndërkombëtare në matematikë dhe në listën e 14 shteteve me rezultate në rritje në këtë lëndë, dhe gjithashtu në listën e 15 shteteve me rezultate në rritje në shkenca”.

Burimi ATSH

Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor

Gjiknuri theksoi se negociatat mes dy forcave politike kanë marrë parasysh mundësitë që ka KQZ për të zbatuar në kohë…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor

Gjiknuri theksoi se negociatat mes dy forcave politike kanë marrë parasysh mundësitë që ka KQZ për të zbatuar në kohë…