Liderët e BE-së urojnë Trump për kthimin e tij në Shtepinë e Bardhë

Udhëheqësit e BE-së kanë uruar Donald Trump për kthimin e tij si president i SHBA-së në Shtepinë e Bardhë.


Udhëheqësit e BE-së kanë uruar Donald Trump për kthimin e tij si president i SHBA-së në Shtepinë e Bardhë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa postuan sot urimet e tyre më të mira në X.

“BE pret të punojë ngushtë me ju për të trajtuar sfidat globale”, shkruan ata.

Postimi vazhdoi me një thirrje për administratën e re për të punuar ngushtë me BE-në.

“Së bashku, shoqëritë tona mund të arrijnë prosperitet më të madh dhe të forcojnë sigurinë e tyre të përbashkët. Kjo është forca e qëndrueshme e partneritetit transatlantik”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Donald Trump është betuar sot si president i SHBA-së në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.

Trump bëri betimin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e tij, ish-presidentë amerikanë dhe personalitete nga SHBA-ja dhe jashtë saj.

“Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kisha e Shën Gjergjit në Shipskë, destinacion për turistët

Piktura murale e kësaj kishe daton nga shekulli XVII.

Global 360

Liderët e BE-së urojnë Trump për kthimin e tij në Shtepinë e Bardhë

Udhëheqësit e BE-së kanë uruar Donald Trump për kthimin e tij si president i SHBA-së në Shtepinë e Bardhë.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kisha e Shën Gjergjit në Shipskë, destinacion për turistët

Piktura murale e kësaj kishe daton nga shekulli XVII.