Ambasadori Bushati në betimin e Trump: Shqipëria dhe SHBA, të bashkuara në vlerat e demokracisë
Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati mori pjesë sot në ceremoninë e betimit të Presidentit të 47-të të SHBA-ve, Donald Trump.
Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati mori pjesë sot në ceremoninë e betimit të Presidentit të 47-të të SHBA-ve, Donald Trump.
Bushati u shpreh i nderuar që ishte pjesë e këtij momenti historik si dhe u shpreh se, Shqipëria dhe SHBA mbeten të bashkuara në vlerat e lirisë dhe demokracisë
“I nderuar të jem pjesë e këtij momenti historik të inaugurimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Shqipëria dhe SHBA mbeten të bashkuara në vlerat e lirisë dhe demokracisë”, shkroi Bushati në një postim në rrjetet sociale.
“Presim me padurim të vijojmë punën për të forcuar miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve tona”, theksoi ai.