Koleksioni prej 300 objektesh i shkodranit Palokë Laca, në Muzeun Etnografik të Budapestit

Në Muzeun Etnografik të Budapestit ekzistojnë rreth 300 objekte si bizhuteri dhe veshje shqiptare të cilat i janë shitur dikur këtij muzeu nga një tregtar me emrin Paolo Lazza.


Në Muzeun Etnografik të Budapestit ekzistojnë rreth 300 objekte si bizhuteri dhe veshje shqiptare të cilat i janë shitur dikur këtij muzeu nga një tregtar me emrin Paolo Lazza.

Për të mësuar më shumë rreth këtij personi, muzeu i Budapestit u vu në kontakt me Muzeun e Fotografisë “Marubi” dhe pas një hulumtimi në të cilin u përfshi personalisht drejtori Luçjan Bedeni, u arrit të zbulohet se bëhet fjalë për tregtarin shkodran Palokë Laca, pasardhësit e të cilit jetojnë në Shkodër dhe Itali.

Drejtori i “Marubit”, Bedeni, së bashku me kuratoren Kim Knoppers dhe dizajnerin e modës Jozef Martini (njëherësh kushëri i Palokë Lacës) zhvilluan një vizitë dyditore në Muzeun e Etnografisë së Budapestit, ku panë nga afër koleksionin e mrekullueshëm.

Gjatë vitit 2024 muzeologët hungarezë vizituan Shkodrën me qëllim hulumtimin më në detaje të figurës së tregtarit Palokë Laca. Me këtë rast diskutua rreth mundësisë konkrete të ekspozimit të këtyre objekteve edhe në Muzeun “Marubi”.

300 objektet e shitura dikur nga tregtari shkodran, mund të jenë pjesë e një ekspozite e cila do të hapet në qershor të këtij viti në “Marubi”.

Muzeu “Marubi” në një postim në rrjetet sociale thotë se, nxjerrja në pah e kësaj figure si dhe zbulimi i këtyre reperteve në Budapest, vjen në mesin e një pune të ngritur prej disa muajsh nga kuratorja Kim Knopper mbi një projekt që do të realizohet në Muzeun “Marubi”, me fokus etnografinë dhe artizanatin.

 

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.

Global 360

Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandatit të dytë

Në ditën e parë të mandatit të dytë, Presidenti Donald Trump shpalosi vizionin për një Amerikë më të guximshme dhe…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.