Bujqësia e qëndrueshme, forcohet bashkëpunimi me Gjermaninë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në takimin e ministrave të Bujqësisë nga Europa Juglindore (GFFA 2025), në Berlin të Gjermanisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në takimin e ministrave të Bujqësisë nga Europa Juglindore (GFFA 2025), në Berlin të Gjermanisë.
Ambasada gjermane në Tiranë, ndau në rrjete sociale foto nga ky forum, teksa shkroi se, “në fokus të takimit ishin sistemet bujqësore dhe ushqimore të qëndrueshme”.
Si pjesë e Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin 2025, ky aktivitet kishte në fokus rëndësinë e sistemeve bujqësore dhe ushqimore të qëndrueshme dhe të orientuara drejt së ardhmes, në kontekstin e Procesit të Berlinit dhe procesit të anëtarësimit në BE.
Ministria Federale Gjermane për Ushqimin dhe Bujqësinë (BMEL), në bashkëpunim me Grupin e Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (SWG RRD), vazhdon të forcojë bashkëpunimin me Evropën Juglindore përmes Dialogut të Politikave Bujqësore”, shkroi Ambasada gjermane në Tiranë.
GFFA është një konferencë ndërkombëtare mbi çështjet qendrore me rëndësi jetike për politikat globale bujqësore dhe ushqimore.
Në këtë forum të nivelit të lartë, marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të botës, investitorë dhe sipërmarrës të kompanive të mëdha botërore që operojnë në sektorin e bujqësisë, ushqimit dhe zhvillimit rural.
Ndër pjesëmarrësit e nivelit të lartë ishte edhe ministrja Denaj. Ajo ishte pjesë e një paneli diskutimi mbi rëndësinë e bioekonomisë qarkulluese për reduktimin e humbjeve dhe mbetjeve ushqimore.
Burimi ATSH