Shqipëria prezantohet në FITUR Madrid, Rama: Një prej panaireve më gjigante të turizmit
Shqipëria mori pjesë edhe vitin e kaluar në panairin “Fitur” në Madrid, ku tërhoqi në stendën e saj mijëra vizitorë, të cilët treguan interes për të vizituar vendin tonë.
Shqipëria do të prezantojë potencialet turistike në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” në Madrid, i cili nis nga sot dhe përfundon në 26 janar.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, informon për pjesëmarrjen e Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve gjigante të turizmit në botë, me fokus në tregun spanjoll dhe atë latin.
“Prej vizitorëve që po shtohen vit pas viti, që nis sot për të prezantuar emocione e përvoja të reja që vendi ynë ofron”, thekson kryeministri Rama.
Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria synon të tërheqjen e vizitorëve përmes shembullit të praktikave pozitive e të qëndrueshme në turizëm që promovojnë destinacione të turizmit natyror, prodhuesit lokalë, traditat e lashta, produktet artizanale e mikpritjen shpirtërore.
Shqipëria mori pjesë edhe vitin e kaluar në panairin “Fitur” në Madrid, ku tërhoqi në stendën e saj mijëra vizitorë, të cilët treguan interes për të vizituar vendin tonë.
Vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 11,7 milionë vizitorë të huaj. Rimëkëmbja e Shqipërisë në turizëm është vlerësuar dhe promovuar fort edhe nga Organizata Botërore e Turizmit duke e përzgjedhur vendin tonë disa herë si qendër të ngjarjeve dhe vëmendjes së industrisë globale të udhëtimeve dhe duke e bërë Shqipërinë kryesuese të Barometrit të Turizmit.