Kurorëzohet prova e katërt e Galasë së Festës së Pranverës 2025
Të mërkurën Grupi Mediatik i Kinës përfundoi provën e katërt të Galasë së Festës së Pranverës 2025.
Të mërkurën Grupi Mediatik i Kinës përfundoi provën e katërt të Galasë së Festës së Pranverës 2025. Numrat e shumëllojshëm artistikë si këngët, vallet, operat tradicionale apo skeçet, u performuan në mënyrë të rrjedhshme falë bashkëpunimit të ngushtë mes artistëve dhe punonjësve të mbrëmjes.
Foto CMG
Foto CMG
Kënga “Kauzë” mblodhi mbi 30 përfaqësues të sferave të ndryshme të jetës si fshatarët, apo ata nga fushat arsimore, mjekësore, teknike, shkencore etj. Në këngën “Rini” u bënë pjesëmarrës ushtarë nga të katërt anët e vendit.
Mbështetur në temën e përfshirjes së Boshtit Qendror të Pekinit në Listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s, në performancën artistike “Shtyllë”, u pasqyrua plotësisht bukuria dhe kuptimet kulturore të arkitekturës tradicionale kineze. Baleti “Bukuroshë” i frymëzuar nga uji, shfaqi mjeshtërinë e valltarëve.
Foto CMG
Foto CMG
Foto CMG
Siç mësohet, në galanë e kësaj here, së bashku me opera të tjera lokale kineze, do të debutojë edhe opera tradicionale Xiang nga provinca Hu’nan. Ndërsa, shfaqja “Kaligrafi” do të përfshijë elementet e arteve marciale dhe të kaligrafisë së hieroglifeve kineze.
Burimi CGTN