Asistentja virtuale në e-Albania, 16 mijë ndërveprime me qytetarët në katër ditë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi sot se vetëm katër nga prezantimi i Diellës, Asistentes Virtuale në e-Albania, ka pasur 16 mijë ndërveprime me qytetarët.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi sot se vetëm katër nga prezantimi i Diellës, Asistentes Virtuale në e-Albania, ka pasur 16 mijë ndërveprime me qytetarët.
Enio Kaso, drejtor për Inteligjencën Artificiale pranë AKSHI-t, në një intervistë televizive ka dhënë detaje rreth funksionimit në katër ditët e para të asistentes virtuale zadrimore në platformën e-Albania.
“Funksionimi dhe qasja e Asistentit Virtual 2.0 ndaj qytetarëve ka bërë që komunikimi të jetë më i thjeshtë dhe më i shpejtë. Diella njeh dhe përpunon edhe kërkesat që i drejtohen në gjuhë dialektore. Pyetje-përgjigje në kohë reale për 1247 shërbime elektronike, 24/7”, shprehet Kaso.
Sipas drejtorit të Inteligjencës Artificiale pranë AKSHI-t, së shpejti një tjetër përditësim i radhës do të ndodhë me Asistenten Virtuale. Kjo e fundit, do të bëjë të mundur që, pas komandës zanore, të gjenerojë automatikisht dokumentin e kërkuar dhe ta dërgojë atë në adresën “Hapësira Ime”, në llogarinë e përdoruesit në e-Albania.
Burimi ATSH