“Antikorrupsioni”, kërkohet bashkëpunimi i shoqërinë civile dhe pushtetit vendor në Shkodër
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe pushtetit vendor të Shkodrës ishin pjesë e Forumit të Gjashtë të Dialogut që Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit për Shqipërinë 2030 në BE”
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe pushtetit vendor të Shkodrës ishin pjesë e Forumit të Gjashtë të Dialogut që Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit për Shqipërinë 2030 në BE”, po zhvillon për konsultimin e draftit të Dokumentit Analitik me arritjet, gjetjet dhe rekomandimet e dala nga grupet e ekspertëve për shtyllën e Antikorrupsionit, një nga tri shtyllat e MASL.
Prezantimi i gjetjeve kryesore të analizës së grupit të ekspertëve për Shtyllën II – Antikorrupsionin, u bë nga Ardita Seknaj, përfaqësuese e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë së Shqipërisë, pjesë e GNEL, e cila i njohu të pranishmit me gjetjet kryesore të analizës, rekomandimet kryesore të ekspertëve, duke u fokusuar kryesisht në rolin monitorues dhe kontributin e shoqërisë civile në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, rritjen e besimit publik tek institucionet, transparencës në përdorimin e parave publike, etikën dhe integritetin e administratës lokale, nevojën e rritjes së angazhimit të qytetarëve në procesin e auditimit, etj.
Deputetja Etilda Gjonaj, pjesëmarrëse në këtë forum, theksoi në diskutim nevojën e përfshirjes dhe rritjen e angazhimit të shoqërisë civile dhe administratës vendore në luftën kundër korrupsionit, por dhe parandalimit në kohë të fenomenit.
Pavarësisht se numri i denoncimeve për “korrupsionin e sporteve” është minimizuar në maksimum për shkak të digjitalizimit të shërbimeve, Gjonaj theksoi se, ka rëndësi rritja e transparencës në përdorimin e parasë publike dhe llogaridhënies, duke i ftuar të pranishmit të përfshihen në diskutime dhe dhënie mendimi konkret për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me sfidat e shoqërisë civile në nivel lokal, krijimin e mekanizmave për një dialog të rregullt ndërmjet institucioneve vendore dhe lokale me shoqërinë civile.
Më pas, Senkaj dhe Gjonaj iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të bëra nga të pranishmit mbi nevojën e përfshirjes së shoqërisë civile në politikbërje, rritjen e besimit nga shoqëria civile dhe publiku, nevoja për rritjen e besimit tek sinjalizuesit dhe promovimi i kulturës së denoncimit nga brenda institucioneve publike, kujdesi dhe përfshirja në planin e veprimit për rritjen e aksesit të shërbimeve nga persona me aftësi të kufizuar dhe shtresa të margjinalizuara të shoqërisë, nevoja për adresimin e rasteve të mosveprimit të një funksionari publik, rishikimi i legjislacionit për shoqëritë tregtare publike, rritja e ndërveprimit dhe diskutimeve mes përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në çështje që lidhen me parandalimin e korrupsionit, masat ndërgjegjësuese për promovimin e integritetit dhe modeleve me integritet në shoqëri, rolin e grupeve të interesit dhe shoqërisë civile në monitorimin e menaxhimit të financave publike, etj.
Në përfundim të takimit Gjonaj ftoi të pranishmit të bëhen pjesë e diskutimeve publike nëpërmjet platformës së dedikuar komisionit të posaçëm www.masl.al.
Burimi ATSH