Rama: 250 milionë euro kredi të buta në bujqësi, volumi më i madh i dhënë ndonjëherë
Përmes një videomesazhi, Rama theksoi se qeveria do ta mbështesë këtë linjë financimi edhe me një garanci sovrane.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur miratimin e një linje të re financimi prej 250 milionë euro kredi të buta për ndërmarrjet e vogla të mesme me fokus kryesor tek bujqësia.
Përmes një videomesazhi, Rama theksoi se qeveria do ta mbështesë këtë linjë financimi edhe me një garanci sovrane.
“Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme, me fokus kryesor tek bujqësia, prej 250 milionë euro kredi të buta. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë linjë financimi edhe me një garanci sovrane”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë me mbështetje me kredi të buta të agropërpunimit, të serrave, të agroturizmit, të teknologjisë e me radhë.