Bashkëpunimi me spitalin izraelit, Rama: Akses më i madh te distributorët e mëdhenj të barnave

Kryeministri shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj ambasadores së Izraelit, Galit Peleg.


Kryeministri Edi Rama ishte sot në Spitalin Onkologjik pranë QSUNT, ku mori pjesë në aktivitetin për çeljen e bashkëpunimit me Sheba Medical Center Izrael, një nga ekselencat botërore të mjekësisë, që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i Spitalit Onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se ky bashkëpunim do të vlejë edhe “në aspektin e gjithë procesit të organizimit për barnat, për blerjen e barnave, për menaxhimin e barnave. Ne do të krijojmë një praktikë shumë të mirë ndërkombëtare këtu falë mbështetjes së tyre”.

“Ne e kemi 10-fishuar fondin për barnat që përdoren në Onkologjik, ashtu sikundër kemi shumëfishuar fondin për barnat e rimbursueshme etj.”, tha Rama.

Por, shtoi kreu i qeverisë, “problemi me distributorët e mëdhenj mbetet një problem dhe partneriteti me spitalin në Izrael do të na lehtësojë shumë, sepse ne mund të marrim pjesë bashkërisht në procese prokurimesh dhe në procese blerjesh që ne, duke qenë një partner i vogël edhe nga pikëpamja sasiore, do të kemi një përfitim shumë të madh dhe do të mund të kursejmë shumë të ardhura, dhe patjetër, do të sigurojmë një transparencë totale të të gjithë procedurave. Pra është një transformim i plotë”.

“Ky në njëfarë mënyre është një bashkadministrim për të krijuar mundësitë që në pesë vitet e ardhshme ne ta krijojmë këtu kulturën e menaxhimit të një spitali, të një kompleksi spitalor siç është ky”, tha Rama.

Kryeministri shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj ambasadores së Izraelit, Galit Peleg.

“Dua t’i shpreh shpreh edhe një herë mirënjohjen time të gjithë miqve izraelitë. Dua të citoj në mënyrë të veçantë, unë nuk i kam shumë qejf këto falënderimet për ambasadorët se janë bërë shumë ambasadorë këtu, por realisht sepse është kështu, dua t’i shpreh një mirënjohje të veçantë Ambasadores së Izraelit, e cila është këtu e pranishme, dhe vërtetë ka qenë një garanci për projektin, pasi sa të mësojnë shqipen këta, do t’na duhet gjithmonë një ndërmjetës dhe të them të drejtën gjuhën e kanë pak si të vështirë për ta mësuar ne, kështu që deri atëherë do t’na duhet ndihma e ambasadores”, tha Rama

Lexo më shumë nga

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.