Begaj: Trashëgimia e Janullatos do të mbetet gjithmonë e gjallë
Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet se Janullatos ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror. Presidenti thekson se “Trashëgimia e Fortlumturisë së tij do të mbetet gjithmonë e gjallë!”
“Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e tij, se Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar. Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën”, shkruan Begaj.
“Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar. Trashëgimia e Fortlumturisë së tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e atyre që e nderuan dhe e donin.
Lutemi që Zoti t’i dhurojë prehjen në tendat e të drejtëve dhe qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!”, përfundon mesazhi i Presidentit Begaj.
Burimi ATSH