Bido: Komuniteti Bektashi, kontribut të veçantë për themelimin e shtetit shqiptar
95 vite më parë, Shqipëria u bë qendra botërore e një bashkësie fetare, prezenca e së cilës në Shqipëri, kishte dhënë një kontribut të veçantë për themelimin e shtetit shqiptar.
Në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido u shpreh se 95 vite më parë, Shqipëria u bë qendra botërore e një bashkësie fetare, prezenca e së cilës në Shqipëri, kishte dhënë një kontribut të veçantë për themelimin e shtetit shqiptar.
Bashkë me përfaqësues të klerit të myslimanëve suni, ortodoksëve, katolikëve dhe protestantëve, klerikët bektashinj kishin kontribuuar gjatë Rilindjes Kombëtare në ringadhënjimin e idesë për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, me figura të rëndësishme që dhanë gjithçka sipas motos së tyre “Për fe dhe për Atdhe”.
Burimi ATSH