Siguron furnizim për rreth 12 mijë familje, Rama: Erseka Solar Park, tjetër investim i rëndësishëm në energji të rinovueshme

Parku ka teknologji inovative: panele bifaciale dhe struktura gjurmuese.


Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Erseka Solar Park, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme.

Kreu i qeverisë theksoi se, me një prodhim prej 50 mln kWh në vit, Erseka Solar Park do të sigurojë energji për rreth 12 mijë familje.

Rama nënvizoi se Erseka Solar Park ka teknologji moderne dhe miqësore me ambientin, me një impakt të rëndësishëm social – ekonomik për zonën dhe më gjerë.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Diversifikojme burimet e prodhimit të energjisë, duke rritur sigurinë energjetike, drejt objektivit për ta bërë Shqipërinë eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030”, theksoi Rama.

Falë mbështetjes së Ministrisë së Energjisë dhe institucioneve shtetërore, Parku u ndërtua dhe u vu në funksionim brenda një kohe rekord.

Parku ka teknologji inovative: panele bifaciale dhe struktura gjurmuese.

“Investim prej 18 milionë eurosh. Shitje e energjisë në tregun e lirë ndërkombëtar. Mbi 100 banorë lokal të punësuar dhe trajnuar. Bashkia Kolonjë ka përfituar deri më sot 200 mijë euro në taksa lokale. Kjo është faza e parë e një investimi më të madh. Synimi është 100 MW kapacitet total në Kolonjë”, thuhet në videon e publikuar nga Kryeministri Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Giro d’Italia”, Rama: 200 televizione në mbarë botën do të shfaqin Shqipërinë, Europën e Ballkanit

Shqipëria do të presë për herë të parë nisjen e madhe të Giro d’Italia “Grande Partenza”, një nga turnetë më…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Giro d’Italia”, Rama: 200 televizione në mbarë botën do të shfaqin Shqipërinë, Europën e Ballkanit

Shqipëria do të presë për herë të parë nisjen e madhe të Giro d’Italia “Grande Partenza”, një nga turnetë më…