Kremtimi i Vitit të Ri Kinez me Galanë e CMG-së

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje e përvitshme televizive e organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG)


Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje e përvitshme televizive e organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), u hap në orën 20:00 të së martës sipas orës së Pekinit, në vigjilje të Vitit të Ri Kinez.
Galaja përmbante një program të larmishëm, që nga këngët, vallet, skeçet, dramat tradicionale, deri te artet marciale, komeditë muzikore, numrat akrobatikë etj.

Në vijim janë pjesë nga programi i Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së.

Kënga: Shtylla

Në këngë përshkruhet bukuria e arkitekturës tradicionale kineze. Nëpërmjet paraqitjes së pamjeve të ndërtesave simbol të Tempullit të Qiellit dhe atyre përgjatë Boshtit Qendror të Pekinit, që janë përfshirë në trashëgiminë kulturore botërore, tregohet josha e kulturës kineze dhe karakteri i vendosur i popullit kinez, që janë si shtylla ku mbështetet i gjithë kombi kinez.

Kliko mbi link për ta parë videon

Valle: Yangge Bot

Yangge Bot, nëpërmjet stilit më rrëzëllitës verilindor, kërcimit më emocionues Yangge dhe robotit më të fuqishëm, krijojnë një përplasje e ndërthurje harmonike, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e humoristike dhe ndërveprim në kohë reale. Kërcimi përdor muzikën klasike verilindore Yangge, të drejtuar nga instrumente si suona, gongu dhe daullja, për të interpretuar ritme të ndritshme dhe melodi të ëmbla me tinguj jashtëzakonisht depërtues, duke paraqitur hijeshinë unike të artit popullor. Muzika e gëzueshme nis hapat e gjallë, duke shfaqur një ndërthurje unike të teknologjisë dhe artit tradicional.

Kliko mbi link për ta parë videon

Valle: Laraska në majë të degës

“Laraska në majë të degës” nënkupton ardhjen e lajmit të mirë. Është një simbol i bukur. Skena, duke marrë kuptimin e bukur të kësaj pamjeje, është zbukuruar si një pikturë e dinastisë Song. Nëpërmjet perdeve, projektimit dhe ekranit tokësor, në këtë “pikturë” gjigante valltarët janë duke kërcyer mbi “degë”, duke treguar gjallërinë e laraskave.

Nëpërmjet integrimit të valltarëve, skenografisë në formë degësh dhe teknologjisë së vizionit pamor, ky numër tregon bukurinë estetike tradicionale dhe moderne, duke mbartur urimin e njerëzve për një jetë më të bukur.

Kliko mbi link për ta parë videon

Kënga:“China Fun” së bashku

Ky numër merr termin popullor në internet “Udhëtim në Kinë” si pikënisje dhe nëpërmjet integrimit të melodisë gazmore, tekstit të thjeshtë e të paharrueshëm dhe shprehjeve të internetit si “shëtitje në qytet” dhe “shëtitje në vend”, gërsheton një mendim të sinqertë me një këngë interesante. “Kënga promovuese” për turizmin kinez u bën një ftesë të ngrohtë miqve në mbarë botën, “Ejani të argëtohemi bashkë” dhe të ndiejmë joshën e pafund të Kinës.

Kliko mbi link për ta parë videon

Pena shkruan dragoin dhe gjarprin

“Pena shkruan dragoin dhe gjarprin” e ka zanafillën nga poema e Li Bait “Baladë e shkrimit kursiv”. Ajo lëvdon shkrimin kursiv të kaligrafes së re Huai Su, duke e krahasuar atë me një dragua dhe një gjarpër.
Sot kjo shprehje përdoret ende për të përshkruar kaligrafinë që është veçanërisht e rrjedhshme. Pjesa hapet me artistin marcial Donnie Yen që vlerëson shkrimin kursiv. Një tryezë rrotulluese bëhet guri i bojës dhe një interpretues taiji-e boja. Lëvizjet e taiji-së pasqyrojnë frymën e shkrimit kursiv.

Kliko mbi link për ta parë videon

Kënga: Lulja Galsang

Në Pallatin “Potala” të qytetit Llahsa të Rajonit Autonom të Xizang-ut të Kinës Jugperëndimore, një ndër katër vendet dytësore të organizimit të Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së, këngëtarët nga kombësia hane dhe ajo tibetiane këndojnë së bashku për të shprehur dashurinë për atdheun dhe jetën e bukur, nën shoqërimin e pamjeve nga peizazhet natyrore mahnitëse të Xizang-ut, si edhe nga kultura e larmishme dhe zhvillimi i fundit i këtij rajoni.

Kliko mbi link për ta parë videon

Opera tradicionale kineze

Kjo pjesë operistike e këtij viti përmban një përzierje të arteve civile dhe marciale, me talente të reja nga të gjitha sferat e jetës që dalin së bashku në skenë. Për këtë pjesë janë përzgjedhur opera të njohura në Kinën Lindore, Kinën Qendrore dhe Kinën Veriore, duke përfshirë operën “Kunqu”, e njohur si “paraardhësja e të gjitha operave”; Operën e Hunan-it, e cila bën debutimin e saj në Galanë e Festës së Pranverës; Operën e Henan-it, e cila është shumë e dashur nga njerëzit, dhe Operën e Pekinit, kuintesencën e kombit kinez.

Kliko mbi link për ta parë videon

“Elefantët e Paqes”

“Elefantët e Paqes” bazohet në ngjarje të vërteta që kanë ndodhur në Yunnan të Kinës Jugperëndimore. Një tufë elefantësh nisi një migrim në veri të provincës dhe më pas u kthye në jug. Kërcimi, i cili përshtat elemente ikonike nga vallëzimi tradicional i kombësisë dai, përmban një sërë lëvizjesh krijuese të trupit. Interpretimi elegant përshkruan përpjekjet e Kinës për të mbrojtur ekosistemin dhe mjedisin, si edhe bashkëjetesën harmonike ndërmjet njerëzve dhe kafshëve.

Kliko mbi link për ta parë videon

Burimi: CGTN

Lexo më shumë nga

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas vendoset në kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepeshkopi Anastas kishte lënë amanet për t’u prehur në këtë katedrale, për të cilën ai vetë kontribuoi për ta ndërtuar.

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas vendoset në kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepeshkopi Anastas kishte lënë amanet për t’u prehur në këtë katedrale, për të cilën ai vetë kontribuoi për ta ndërtuar.