Gonzato: Të rinjtë shqiptarë, mundësi për praktika 3-mujore në biznese dhe OJF në vendet fqinje
I mbështetur nga Gjermania, ky program promovon bashkëpunimin rajonal duke ofruar praktika 3-mujore në biznese dhe OJF në vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor.
Të rinjtë profesionistë nga Shqipëria tani kanë mundësinë të fitojnë përvojë ndërkombëtare pune dhe të krijojnë rrjete rajonale përmes Programit të Praktikës për Profesionistët e Rinj të Ballkanit Perëndimor (WISE), i cili u prezantua sot në Tiranë.
I mbështetur nga Gjermania, ky program promovon bashkëpunimin rajonal duke ofruar praktika 3-mujore në biznese dhe OJF në vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u shpreh në aktivitetin prezantues të këtij programi se, “me këtë nismë, Gjermania kontribuon në përpjekjet e BE-së për të mbështetur rininë në Shqipëri dhe në rajon, duke i angazhuar, fuqizuar dhe lidhur ata”.
“Së bashku, ne ngremë zërin e të rinjve dhe krijojmë mundësi më të mira për ta në vendet e tyre. Përmes iniciativave si Garancia Rinore dhe Plani i Rritjes, ne po investojmë në aftësi, arsim dhe punësim për të kapërcyer hendekun socio-ekonomik me shtetet anëtare të BE-së dhe për të ndërtuar një të ardhme më të fortë për rajonin”, tha Gonzato.
Burimi ATSH