Rama: Kërkesë e lartë e sipërmarrjes për punonjës në fushën e teknologjisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, kërkesa e sipërmarrjes shqiptare për punonjës me dije në fushën e teknologjisë është vërtet e lartë dhe ofertat e pagave janë vërtet të larta.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, kërkesa e sipërmarrjes shqiptare për punonjës me dije në fushën e teknologjisë është vërtet e lartë dhe ofertat e pagave janë vërtet të larta.

Në fjalën e tij në një aktivitet në institutin Harry Fultz, i cili tashmë është edhe institucion akademik i Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT) që renditet ndër universitetet më të mira në SHBA, Rama tha se, “jemi në një kohë ku po krijohet një ekosistem i tërë për të mundësuar studimin e teknologjisë dhe për të mundësuar punësimin e mirëpaguar falë njohjes së teknologjisë”.

“Lajmi i mirë është që sot ka një përmbysje të dinamikës midis shtetit dhe sipërmarrjes apo strukturave të arsimit dhe sipërmarrjes sepse nëse deri dje ishte një përpjekje e vazhdueshme dhe jo shumë e suksesshme për t’i bindur sipërmarrësit që të investojnë në burimet njerëzore sot kompanitë janë gjithmonë e më të interesuara për t’u lidhur me këto institucione dhe jam i bindur që dhe tek Harry Fultz-i e kanë ndjerë këtë interesim dhe për të filluar të bëjnë marrëveshje për punë me punonjësit e tyre të ardhshëm që në bankat e shkollës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se, “kërkesa e sipërmarrjes shqiptare për punonjës me dije në fushën e teknologjisë është vërtet e lartë dhe ofertat e pagave janë vërtet të larta”.

“‘Harry Fultz-i kur iku nga Shqipëria pati lënë një pusullë dashurie për shqiptarët ku i uronte të gjitha të mirat dhe ku shprehte vetëm një shqetësim që thoshte, “shqiptarët kanë vetëm një problem që prodhojnë më shumë histori sesa ç’mund të tresin”. Dhe ky është një problem që besoj të gjithë jemi dakord që ne e kemi dhe aq më shumë në këtë periudhë në histori ne jemi futur në prodhimin intensiv të historive që na bëjnë shumë më tepër dëm sesa na bëjnë mirë në raport me vetveten, në raport me vendin, në raportin me perspektivën tonë shoqërore”, u shpreh Rama.

Por, theksoi kryeministri, “ajo që në fund të ditës dhe në fund të rrugës mbetet është çfarë në të vërtetë mbillet dhe korret me punë dhe me përpjekje të përditshme”.

“Është për të ardhur keq që për shkak të prodhimit intensiv të historive të përditshme që zënë të gjithë hapësirën e komunikimit mes njerëzve, shumëçka nga ato që ndodhin, nga ato që bëhen, nga ato që zhvillohen në të gjithë territorin me përpjekjen dhe me kontributin e shumë njerëzve e shumë sipërmarrjeve e shumë individëve edhe të institucioneve, mbeten të panjohura për të tjerët”.

Rama u shpreh që është mirë që të dihet nga shumë vajza dhe djem dhe nga shumë prindër që “nga sot në Shqipëri, në Tiranë ka një derë të re të hapur për të gjithë fëmijët që kanë ambicie dhe vullnet për të hyrë në botën e teknologjisë që në fund të studimit të marrin një diplomë, e cila është e njëjta diplomë që përndryshe do të duhet ta merrnin duke shkuar në SHBA dhe me shpenzime marramendëse”.

“Po ashtu ta mësojnë që për një pjesë të konsiderueshëm të atyre që do të hyjnë në Institutin e Teknologjisë të Rochesterit ka një fondacion që nga “grabitja e Butrintit” ka fituar sasi shumë të mëdha parash dhe një pjesë të tyre do t’i vendosë për bursa për studentët”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas vendoset në kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepeshkopi Anastas kishte lënë amanet për t’u prehur në këtë katedrale, për të cilën ai vetë kontribuoi për ta ndërtuar.

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas vendoset në kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepeshkopi Anastas kishte lënë amanet për t’u prehur në këtë katedrale, për të cilën ai vetë kontribuoi për ta ndërtuar.