Votimi nga jashtë, Celibashi: Çdo parti politike ka akses në sistem
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një interviste për mediet sot, tha se çdo parti politike ka akses në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) dhe se dy auditues të përzgjedhur nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë të pranishëm për të kontrolluar çdo aspekt të procesit.

“Janë rreth 48 operatorë që punojnë me 4 turne non stop. Di të them që çdo parti politike, përfshirë dhe PD, kanë akses të plotë në proces, edhe ato që nuk janë në parlament. Ne kemi pasur takim me Adriatik Lapajn dhe kemi shkëmbyer mendime dhe pikëpamje, ai ka prezantuar shqetësimet e veta dhe ka parë si kanë shkuar gjërat. PD dhe PS janë prezent çdo ditë, janë dy auditues me rekomandim të PS dhe PD për të kontrolluar çdo aspekt të procesit. Sistemi është i ndershëm, gabon njësoj për këdo. Funksionon njësoj për të gjitha palët,” tha Celibashi.
Celibashi u ndal edhe te numri i kërkesave të refuzuara dhe arsyet.
“Vlen të sqaroj që numri 36 mijë i refuzimeve, nuk është numri i votuesve që u është refuzuar kërkesa, por një votues ka aplikuar më shumë se një herë. Numri ekzakt është rreth 26 mijë. Sipas ligjit ata do të duhet të ngarkojnë në sistem një dokument që përmban adresën që kanë deklaruar. Një dokument të prodhuar nga shteti, flasim për ata që e disponojnë dokumentin. Pra nuk ngarkon pjesën e dokumentin që përmban adresën dhe emrin e tij. Rasti i Italisë është tipik, gati 90% e tyre, dokumenti identifikuar përmban edhe adresën, këta ngarkojnë në sistem anën e kundërt. Ne u kthejmë në mënyrë të personalizuar përgjigje,” tha Celibashi.
Burimi ATSH