Njohja e viteve të punës para ’94, Gonxhja: Mbi 30 mijë përfitues

Vendoset pensioni social, që siguron një të ardhur për secilin qytetar në moshën e tretë.


Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja deklaroi sot se reforma e pensioneve të 2014-ës, më e thella e rezultativja që nga rënia e sistemit komunist, jo vetëm shpëtoi skemën nga falimenti, por krijoi mundësinë që pensionet e reja të ishin më të larta se ato të lidhura deri atëherë.

Ministri bëri të ditur se po ashtu me këtë reformë u vendos edhe pensioni social, që siguron një të ardhur për secilin qytetarë në moshën e tretë.

Ministri prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin që i hap rrugë njohjes automatike të periudhës së vjetërsisë në punë, për efekt pensioni të punonjësve të ish-ndërmarrjeve bujqësore, ish-kooperativat bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore të para vitit 1994.

Nga ndryshimet ligjore përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore, ish-kooperativat bujqësore apo ish-ndërmarrjet shtetërore nga mosha 18 vjeç, deri në momentin kur janë shuar ish-kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore.

Sipas ministrit, parashikohet të përfitojnë rreth 30 mijë qytetarë.

“Jemi duke korrigjuar një padrejtësi historike dhe me aksionin kundër informalitetit në tregun e punës, jemi duke korrigjuar një tjetër padrejtësi që ndikon drejtpërdrejt te mirëqenia e 730 mijë pensionistëve,” tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…