Hoxha: Letërnjoftimi elektronik, rol kyç në luftën ndaj krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet

Ndryshimi i ligjit do të krijojë një bazë të ligjshme për pajisjen e shtetasve shqiptarë me letërnjoftim digjital, duke e lejuar këtë proces, në përputhje me standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.


Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha bëri të ditur se ndryshimet në ligjin “Për letërnjoftimin elektronik” synon krijimin e mundësisë për pajisjen me letërnjoftim digjital (e-letërnjoftim) për të gjithë shtetasit e pajisur me letërnjoftim elektronik.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, Hoxha tha se pajisja me letërnjoftim digjital (e-letërnjoftim) ka për qëllim përmirësimin dhe standardizimin e mënyrave të identifikimit të qytetarëve në ambientin digjital.

Ndryshimi i ligjit do të krijojë një bazë të ligjshme për pajisjen e shtetasve shqiptarë me letërnjoftim digjital, duke e lejuar këtë proces, në përputhje me standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian, që siguron një bazë të fortë ligjore për pajisjen me letërnjoftim digjital, duke ulur kostot, duke përshpejtuar zbatimin e duke garantuar përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare.

“Ky hap do të lehtësojë në mënyrë graduale proceset ekonomike si brenda vendit, por edhe në ato ndërkufitare, duke dhënë pozitiv si për qytetarët, ashtu dhe për ekonominë e vendit,” u shpreh Hoxha.

Sipas tij, letërnjoftimi digjital do të luajë një rol kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet. “Duke përdorur teknologji të avancuar garantojmë nivel të lartë sigurie dhe mbrojtje të të dhënave personale,” tha ministri.

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…