Gonxhja: Eksportet shqiptare gati 4 miliardë euro në 2024

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se eksportet shqiptare kanë arritur gati 4 miliardë euro gjatë vitit 2024, duke konfirmuar trendin pozitiv sa i përket cilësisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.


Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se eksportet shqiptare kanë arritur gati 4 miliardë euro gjatë vitit 2024, duke konfirmuar trendin pozitiv sa i përket cilësisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë diskutimit të vendimit të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediterian të 12 dhjetorit 2024, në seancën e sotme plenare të Kuvendit, ministri tha se konsolidimi i prodhimit vjen si rezultat i politikave afatgjata në mbështetje të biznesit në përgjithësi, sidomos sipërmarrjeve prodhuese e eksportuese në veçanti.

Përpos lehtësirave tatimore, subvencionimeve, digjitalizimit, inovacionit e masa të tjera, Gonxhja theksoi se një komponent i rëndësishëm në këtë periudhe të mirë të sipërmarrjeve eksportuese janë edhe marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Sistemi Pan-Euro-Mediterian i kumulimit të origjinës përbëhet nga një rrjet marrëveshjesh të tregtisë së lirë. Ai parashikon një kuadër shumëpalësh të rregullave identike të origjinës, që lejon kumulimin diagonal, i cili zbatohet pa paragjykim ndaj parimeve të përcaktuara në marrëveshjet përkatëse.

Konventa PEM, e cila rregullon rregullat preferenciale të origjinës në zonën PEM, u është nënshtruar përditësimeve të rëndësishme, që do të ndikojnë në tregtinë ndërmjet palëve kontraktuese të konventës.

Palët e Konventës PEM u angazhuan për të ndryshuar rregullat e origjinës preferenciale dhe përfshirjen e certifikatave të qarkullimit, të lëshuara elektronikisht, dhe pranimin e tyre duke filluar që nga 1 janari 2025.

Pas konsultimeve të brendshme në nivel të Komisionit Evropian, u përgatit propozimi për një vendim të Këshillit të Bashkimit Evropian për qëndrimin që duhet të marrë BE-ja në Komitetin e Përbashkët të Konventës PEM të Rregullave të Origjinës Preferenciale, për ndryshimin e vendimit nr. 1/2023, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të origjinës preferenciale të lëshuara në mënyrë elektronike, që po zbatohen nga 1 janari 2025.

Në përputhje me ndryshimin e vendimit nr. 1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Pan-Euro-Mediteriane, dy ose më shumë palë kontraktuese mund të bien dakord të krijojnë një sistem, që lejon që certifikatat e origjinës të lëshohen në mënyrë elektronike dhe/ose të paraqiten në mënyrë elektronike.

Derisa të krijohet një sistem i tillë, palët kontraktuese do të pranojnë certifikatat e qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike kur paraqiten në import. Ky vendim synon të sigurojë një qasje të qëndrueshme për të gjitha palët kontraktuese të Konventës PEM në përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara elektronikisht, brenda zonës PEM.

Përdorimi i certifikatave të qarkullimit, të lëshuara në mënyrë elektronike, do të ndihmojë në përshpejtimin e procedurave dhe përmirësimin e efikasitetit të zbatimit të rregullave të origjinës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Njohja e viteve të punës para ’94, Gonxhja: Mbi 30 mijë përfitues

Vendoset pensioni social, që siguron një të ardhur për secilin qytetar në moshën e tretë.

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Njohja e viteve të punës para ’94, Gonxhja: Mbi 30 mijë përfitues

Vendoset pensioni social, që siguron një të ardhur për secilin qytetar në moshën e tretë.