Shqipëri – Zvicër, bashkëpunim për aftësimin dhe punësimin e të rinjve
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, firmosën sot në Tiranë një marrëveshje për punësimin dhe aftësimin e të rinjve në vendin tonë.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, firmosën sot në Tiranë një marrëveshje për punësimin dhe aftësimin e të rinjve në vendin tonë.
“Projekti “Aftësi për punë – faza III”, i mbështetur nga qeveria zvicerane, synon të përmirësojë arsimin dhe formimin profesional në vendin tonë, duke e përshtatur atë me kërkesat e tregut të punës.
Ministri Gonxhja bëri të ditur se nga kjo marrëveshje përfitojnë të rinjtë shqiptarë, nga të gjitha grupet sociale, të cilët do të kenë akses në programe arsimore dhe trajnime profesionale të orientuara drejt punësimit.
“Sektori privat do të përfshihet më shumë në përcaktimin dhe financimin e arsimit profesional, duke e bërë atë më të dobishëm dhe praktik. Do të rritet cilësia dhe gjithëpërfshirja e sistemit të formimit profesional, duke krijuar mundësi të reja për grupet më në nevojë,” deklaroi ministri.
Projekti mbështet reformat për një treg pune më dinamik dhe për një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri.
Sipas ministrit, ky bashkëpunim është një hap i madh drejt fuqizimit të kapitalit njerëzor dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Burimi ATSH