Balla: Procedurë të përshpejtuar për rimarrjen e shtetësisë shqiptare

Një numër të lartë shqiptarësh që po kërkojnë të rimarrin shtetësinë.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla kërkoi sot konsensusin e opozitës për të krijuar lehtësi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, por që për t’u pajisur me shtetësinë e vendit ku ata jetojnë janë të detyruar të lënë atë shqiptare.

Balla tha se ky propozim do të vijë në Kuvend si nismë deputeti, ndërsa i kërkoi opozitës të mos e refuzojë atë me pretendimin se shkelet Kodi Zgjedhor.

“Nevojitet procedurë e përshpejtuar për rimarrjen e shtetësisë për qytetarët që u është dashur të lënë shtetësinë. Kuvendi të mundësojë krijimin e një korsie të veçantë procedurale për marrjen e shtetësisë,” tha Balla.

Ai tha se ka një numër të lartë shqiptarësh që po kërkojnë të rimarrin shtetësinë.

“Një pjesë e qytetarëve shqiptarë, bazuar në ligjin gjerman, iu desh të linin shtetësinë shqiptare. Por nga qershori 2024 është hequr ky detyrim dhe një numër i lartë shqiptarësh kanë aplikuar pranë konsullatave tona në Berlin apo Mynih këto muaj për të marrë shtetësinë,” theksoi Balla.

Kjo, pasi sipas tij, Shqipëria nuk është ajo që ata lanë, por një atraksion turistik dhe i bën shqiptarët të jenë krenarë për Shqipërinë e tyre

Njohja e viteve të punës para ’94, Gonxhja: Mbi 30 mijë përfitues

Vendoset pensioni social, që siguron një të ardhur për secilin qytetar në moshën e tretë.

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Njohja e viteve të punës para ’94, Gonxhja: Mbi 30 mijë përfitues

Vendoset pensioni social, që siguron një të ardhur për secilin qytetar në moshën e tretë.