Rama: Shqipëria ka shansin historik të ndërtojë shtetin e së drejtës

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se falë Partisë Socialiste, Shqipëria ka shansin historik të ndërtojë një shtet të së drejtës me çdo dhimbje, me çdo kosto me çdo çmim.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se falë Partisë Socialiste, Shqipëria ka shansin historik të ndërtojë një shtet të së drejtës me çdo dhimbje, me çdo kosto me çdo çmim.

Gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030, Rama u ndal te Reforma në Drejtësi.

“Ata do t’ju thonë se unë dhe ne jemi një çetë hajdutësh, sepse ja ky dhe ai që ishin deri dje me ne, madje deri edhe një karrige më tutje nga unë, janë sot në duart e drejtësisë apo janë në kërkim nga drejtësia, por ju do t’i thoni vetes dhe të tjerëve se po të mos ishim ne socialistët që e përdorëm pushtetin tonë për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë, sot nuk do të kishte asnjë njeri të lidhur me pushtetin politik të sotëm apo të djeshëm para drejtësisë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Reformën në Drejtësi e bëri PS jo për të luftuar kundërshtarët nëpërmjet drejtësisë, por për t’u dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti shqiptar të së drejtës.

“Ky popull nuk e ka pasur kurrë një shtet të së drejtës. Dhe pikërisht se ky vend ka këtë parti që quhet PS ka sot edhe shansin historik të ndërtojë një shtet të së drejtës me çdo dhimbje, me çdo kosto, me çdo çmim, por me vendosmërinë e arritjes së atij suksesi që do të mbetet në histori jo vetëm duke ëndërruar, as duke luftuar për të, as duke vrapuar drejt tij, por duke u ringritur sa herë që stërkëmbëshat kërkojnë të na kthejnë mbrapa”, tha Rama.

“Dhe në fund ata do t’ju thonë ‘shiko ka ardhur koha që Edi Rama dhe PS të iki’. Dhe ju do t’i thoni vetes dhe atyre po ne do ikim, por do ikim vetëm përpara dhe sa më shumë të na lehin nga mbrapa, aq më shumë do të ikim përpara, se aq më larg do të duam të jenë zërat që na gërricin veshin me lehjet e tyre”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Trajnohen 96 monitoruesit e fushatës zgjedhore të 11 majit

Të ndarë në dy grupe, monitoruesit e përzgjedhur nga 12 qarqet e vendit, u trajnuan për detyrat, të drejtat dhe…

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Trajnohen 96 monitoruesit e fushatës zgjedhore të 11 majit

Të ndarë në dy grupe, monitoruesit e përzgjedhur nga 12 qarqet e vendit, u trajnuan për detyrat, të drejtat dhe…