Gonxhja: 28 janari shpallet “Dita e Lirisë – Dita e Visar Zhitit” në Illinois, SHBA

Guvernatori i Illinois-it, JB Pritzker, e ka shpallur në nder të poetit dhe shkrimtarit shqiptar, simbol i rezistencës ndaj shtypjes.


Guvernatori i Illinois-it, JB Pritzker, ka shpallur 28 janarin si “Ditën e Visar Zhitit”, në nder të poetit dhe shkrimtarit shqiptar, simbol i rezistencës ndaj shtypjes.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale, i cili e cilësoi një moment historik për letërsinë dhe të drejtat e njeriut.

“Kjo datë përkon me lirimin e tij nga burgu më 28 janar 1987, duke e bërë këtë ditë një simbol të triumfit të lirisë mbi tiraninë. Në proklamatë theksohet fuqia e poezisë për të ndriçuar errësirën dhe kontributi i Visar Zhitit në pasurimin e kulturës në Illinois dhe më gjerë”, tha Gonxhja.

Gonxhja u shpreh se “proklamata iu dorëzua Visar Zhitit nga Presidenti i Komunitetit Shqiptar në Illinois, AACI, Edon Shaqiri dhe Presidentja e “Care for Albania”, Dr. Sonila Sejdaras në një ceremoni të mbajtur në Chicago, ku morën pjesë personalitete shqiptare të fushave të ndryshme të cilët jetojnë dhe punojnë në SHBA”.

Shkrimtari Visar Zhiti ka lindur në Durrës, më 2 dhjetor 1952. Në rininë e tij u përndoq nga regjimi komunist. Ai ka mbajtur detyrat më të larta në institucionet shqiptare si deputet, ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar.

Në vitin 1973, ai shkroi përmbledhjen me poezi “Rapsodia e jetës së trëndafilave”. Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës, në të cilin Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që tërhiqeshin nga kultura perëndimore.

Poeti i ri u bë një nga viktimat politike të diktaturës. Dorëshkrimi i përmbledhjes, dorëzuar për botim në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist.

Ai u arrestua më datë 8 nëntor 1979. U dënua në një gjyq farsë në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg.

Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe nisi punën në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste karriera e tij si shkrimtar, publicist e diplomat pati vetëm arritje.

Lexo më shumë nga

Trajnohen 96 monitoruesit e fushatës zgjedhore të 11 majit

Të ndarë në dy grupe, monitoruesit e përzgjedhur nga 12 qarqet e vendit, u trajnuan për detyrat, të drejtat dhe…

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Trajnohen 96 monitoruesit e fushatës zgjedhore të 11 majit

Të ndarë në dy grupe, monitoruesit e përzgjedhur nga 12 qarqet e vendit, u trajnuan për detyrat, të drejtat dhe…