Vengu: Partneritet afatgjatë me kompanitë franceze në industrinë e mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes takim me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Francës, kryesuar nga drejtori i DGA për Evropën Qendrore, Lindore dhe Amerikën Latine, gjeneral brigade Emeric Wininger.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një takim me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Francës, kryesuar nga drejtori i DGA për Evropën Qendrore, Lindore dhe Amerikën Latine, gjeneral brigade Emeric Wininger.
Në takim u diskutua mbi mundësitë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vendin tonë, si dhe u shpreh interesi për partneritet afatgjatë me kompanitë franceze, që do t’i shërbente rritjes së aftësive dhe modernizimit të Forcave të Armatosura dhe sigurisë në rajon.
Ministri Vengu theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “bashkëpunimi ndërkombëtar, është një faktor i rëndësishëm për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe inovativ në sektorin e mbrojtjes”.
Burimi ATSH