Themeli: Biznesi i vogël, kredi me norma më të ulëta interesi që këtë vit
Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një likuiditet prej 25 miliardë lekësh për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme me një normë interesi që nuk do të kalojë 3.5%.
Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një likuiditet prej 25 miliardë lekësh për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme me një normë interesi që nuk do të kalojë 3.5%.
Erald Themeli, Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare në një intervistë për mediet tha se, “programi i financimit të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm, i miratuar së fundi nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, është një hap i madh për të mbështetur zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, me fokus të veçantë tek bujqësia, një nga degët më pak të kredituara deri tani”.
Sipas tij, bizneset mikro, të vogla dhe të mesme do të kenë mundësinë për të përfituar kredi me norma më të ulëta interesi duke filluar nga ky vit.
“BSH vë në dispozicion të bankave tregtare një sasi likujiditeti e cila është afër niveli 1% të të PBB, ose 25 miliardë lekë vetëm për të kredituar bizneset e vogla dhe të mesme. Prioritet do të jetë krehditimi i sektorit të bujqësisë “, tha ai.
Themeli theksoi se, “bizneset mund të aplikojnë për kredi deri në 25 milionë lekë dhe duhet t’i përdorin ato për investime. Ky program do të mbetet aktiv deri në vitin 2030, duke ofruar mundësi të mëdha për rritje dhe zhvillim”.
Burimi ATSH