Përmirësimi i shërbimeve të ujit, Ujësjellës Kanalizime Tiranë i bashkohet projektit të Ballkanit Perëndimor
Ujësjellës Kanalizime Tiranë është shoqëria e parë në rajon që i bashkohet projektit të Ballkanit Perëndimor, një program 2-vjeçar që synon përmirësimin e shërbimeve të ujit në 6 vendet e rajonit.
Ujësjellës Kanalizime Tiranë është shoqëria e parë në rajon që i bashkohet projektit të Ballkanit Perëndimor, një program 2-vjeçar që synon përmirësimin e shërbimeve të ujit në 6 vendet e rajonit.
Banka Botërore bëri të ditur se, si pjesë e këtij procesi, UKT përfundoi me sukses analizën e të gjitha operacioneve, përfshi shërbimet tregtare, menaxhimin e ujit, financat, IT dhe burimet njerëzore.
“Ky është një hap i rëndësishëm i UKT drejt shndërrimit në një Shoqëri UK të së Ardhmes, për të përmbushur nevojat në rritje të Tiranës për shërbime moderne të furnizimit me ujë”, njoftoi BB në rrjete sociale.
Sipas BB, hapat e ardhshëm përfshijnë një plan veprimi 100-ditor për rezultate të menjëhershme; një program 1-vjeçar mentorimi për të përshpejtuar reformat e brendshme dhe fokus tek digjitalizimi dhe reduktimi i ujit pa të ardhura si prioritetet kryesor i reformës.
Pas UKT, 14 shoqëri të tjera nga rajoni do t’i bashkohen Projektit të Ballkanit Perëndimor, mbështetur nga Banka Botërore dhe Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe i zbatuar nga @Suez. Projekti ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve të ujit dhe nxitjen e transformimit në sektorin e ujit.
Burimi ATSH