Draftstrategjia e administratës: Do rishikohet struktura e pagave, shpërblim sipas performancës

Qeveria synon të rishikojë strukturën e pagave për punonjësit e administratës shtetërore me qëllim konsolidimin e një administrate profesionale dhe të motivuar, si dhe t’u japë mundësinë një pjese prej tyre për të punuar edhe nga shtëpia.


Qeveria synon të rishikojë strukturën e pagave për punonjësit e administratës shtetërore me qëllim konsolidimin e një administrate profesionale dhe të motivuar, si dhe t’u japë mundësinë një pjese prej tyre për të punuar edhe nga shtëpia.

Në draft-strategjinë ndërsektoriale për reformën në administratën publike të hedhur për konsultim publik, parashikohen disa ndryshime lidhur me aspektin financiar të punonjësve, duke synuar motivimin e tyre përmes shpërblimeve financiare në bazë të përformancës në punë.

“Në drejtim të përmirësimit të shpërblimit financiar, do të vijojë adresimi i elementeve të tjera të reformës së pagave. Krahas rritjes së pagave në vlerë tashmë të realizuar, do të ndryshohet edhe struktura e pagës përmes ndryshimit të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, duke integruar në shpërblimin financiar edhe kritereve motivuese të performancës në punë.

“Në përputhje me këtë qasje, procesi i vlerësimit të performancës individuale të nëpunësve do të rishikohet dhe do të zbatohet praktikisht, duke u harmonizuar me objektivat e përgjithshme të performancës institucionale”, thuhet në draft.

Shpërblimet për performancë të mirë në punë do të jenë krahas rritjes së pagës dhe parashikohet që punonjësit të informohen në mënyrë të detajuar për pagën dhe përfitimet periodike, apo edhe përfshirjen e informacionit të saktë mbi pagën e pritshme në njoftimet për aplikimet për vendet vakante.

Kjo metodë, thuhet në draft-strategji, do të ndihmojë në përthithjen e kandidatëve të mirëformuar si dhe në rritjen e besimit për promovimin dhe transparencën në administratën publike.

“Përmirësimi i transparencës në shpërblimin financiar të nëpunësve publikë do të jetë një tjetër drejtim i rëndësishëm i masave drejt ndërtimit të një administrate të drejtë dhe të besueshme. Ndërhyrjet do të përfshijnë jo vetëm komunikimin e qartë dhe të detajuar të pagave dhe përfitimeve periodikisht për secilin punonjës, por edhe përfshirjen e informacionit të saktë mbi pagën e pritshme në njoftimet për aplikimet për vendet vakante.

Kjo masë do të ndihmojë në tërheqjen e kandidatëve më të mirëinformuar për pozicionin e punës, do të rrisë besimin në procesin e rekrutimit dhe do të promovojë edhe më tej kulturën e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike” nënvizon drafti.

Një tjetër element do të jetë kombinimi i punës nga zyra dhe shtëpia për pozicione të caktuara në administratë me qëllim për të përmirësuar balancën punë-jetë, veçanërisht për prindërit, duke u mundësuar atyre përshtatjen e orarit të punës me shkollat, kopshtet apo çerdhet e fëmijëve.

“Për të vijuar rritjen e motivimit të nëpunësve publikë, do të zbatohet një model i punës hibride (mes punës në zyrë dhe asaj në distancë), me modalitete të mirëpërcaktuara për të garantuar zbatimin e tij efikas.

Gjithashtu, do të vijohet me konsolidimin e punës fleksibël që është në zbatim prej gushtit 2024, si një mekanizëm i rregullt dhe lehtësisht i aplikueshëm që synon balancën më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale për nëpunësit publikë.

“Në po të njëjtin drejtim, do të vlerësohet edhe mundësia për të minimizuar orarin e punës për disa institucione/pozicione specifike, me qëllim tërheqjen e personave nga sektori privat që nuk mund të punësohen me kohë të plotë në administratë, si dhe të kategorive të tjera të personave që nuk mund të angazhohen sipas orarit standard”, thuhet në dokument.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama-shqiptarëve në Nju Jork: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, skadon në 4 mars

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Nju Jork, SHBA, që të regjistrohen…

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama-shqiptarëve në Nju Jork: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, skadon në 4 mars

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Nju Jork, SHBA, që të regjistrohen…