Shkolla Dimërore Rinore, Muzhaqi: Fuqizim i të rinjve dhe forcim i kapaciteteve lokale
Kjo iniciativë, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, synon të fuqizojë të rinjtë dhe t’i inkurajojë ata të marrin një rol aktiv në zhvillimin e vendit.
Këtë vit, 61 punonjës rinorë nga të gjitha bashkitë e vendit u bashkuan në një trajnim intensiv dhe inovativ.
Edicioni i 4-të i Shkollës Dimërore vazhdon të sjellë rezultate konkrete në fuqizimin e të rinjve dhe forcimin e kapaciteteve lokale.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale tha se “pas përfundimit të Shkollës Dimërore, të trajnuar me metoda inovative, punonjësit rinorë do të fuqizojnë të rinjtë dhe do të kontribuojnë në idetë e përbashkëta për një komunitet më të zhvilluar”.
Në kuadër të kësaj iniciative, u zhvilluan gjithsej 6 trajnime mbi: Ligjin për Rininë dhe ndryshimet kryesore në të; Vullnetarizmin si një mjet kyç për angazhimin aktiv të të rinjve; Përdorimin e mjeteve digjitale për të rritur përfshirjen e të rinjve në komunitet; Komunikimin në epokën digjitale dhe aftësitë e nevojshme për të ndërtuar marrëdhënie efektive; Edukimin joformal, rëndësinë dhe ndikimin e tij në zhvillimin e aftësive rinore.
Pjesëmarrësit u pajisën me njohuri dhe mjete praktike për të ndikuar pozitivisht në komunitetet e tyre dhe për të promovuar zhvillimin e të rinjve.
Kjo iniciativë, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, synon të fuqizojë të rinjtë dhe t’i inkurajojë ata të marrin një rol aktiv në zhvillimin e vendit.
Burimi ATSH