Vizita në DASH, Bardhi: SHBA mbetet aleati ynë kyç

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë në Uashington si pjesë e një delegacioni nga Kuvendi i Shqipërisë, së bashku me Sekretarin e Organizimit dhe Zgjedhjeve në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe deputeten e PS-së, Blerina Gjylameti.

Ata zhvilluan një takim në Departamentin e Shtetit me zv.ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander “Sasha” Kasanof.

“SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah”, theksoi Bardhi në një postim në rrjetet sociale.

“Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet t’i qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, nënvizoi kreu i grupit parlamentar demokrat.

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia