![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/gledjan-Llatja-Albin-Otruba.jpg)
Ambasadori i Sllovakisë viziton bashkinë e Elbasanit, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Sllovakisë në Shqipëri, Albin Otruba
![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/gledjan-Llatja-Albin-Otruba.jpg)
Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Sllovakisë në Shqipëri, Albin Otruba, me të cilin diskutoi për forcimin e marrëdhënieve mes institucionit që drejton dhe Sllovakisë duke u fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe mbështetjes sociale.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për bashkëpunimin mes dy palëve edhe në sektorë të tjerë me potencial zhvillimi, si turizmi, bujqësia dhe kultura.
Kryetari Llatja vlerësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik në qytetin e Elbasanit.
Nga ana e tij, ambasadori Otruba shprehu gatishmërinë për të mbështetur projekte të përbashkëta që do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe do të sjellin përfitime konkrete për komunitetin lokal.