![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738795881988.jpg)
Sejko: Inflacioni pritet të kthehet në objektivin 3% gjatë 2025-ës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se, “inflacioni pritet të kthehet në objektiv 3% gjatë 2025”.
![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738795881988.jpg)
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se, “inflacioni pritet të kthehet në objektiv 3% gjatë 2025”.
Në konferencën për mediet pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, Sejko argumentoi se, “kjo ecuri do të ndihmohet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit”.
“Një faktor që do të ndikojë në uljen e inflacionit gjatë 2025 pritet të jetë edhe ulja e çmimit të energjisë elektrike për familjet”, u shpreh Sejko.
Sejko u shpreh se, ekonomia shqiptare vijon në trend pozitiv rritjeje.
Guvernatori deklaroi se, “aktiviteti ekonomik pritet të rritet i nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve, eksportit dhe turizmit”.
Ai vuri në dukje se tregues pozitivë janë të prishëm në afatmesëm edhe sa i takon rritjes së punësimit dhe pagave.
“Punësimi dhe pagat pritet të vijnë në rritje duke rritur mirëqenien”, tha Sejko.
Burimi ATSH