“Diplomacia dhe Kultura”, cikël takimesh i ambasadorit të Kosovës, Skënder Durmishi

Në kuadër të muajit të Pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, hapi ciklin e takimeve me temë “Diplomacia dhe Kultura”.


Në kuadër të muajit të Pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, hapi ciklin e takimeve me temë “Diplomacia dhe Kultura”.

Takimi i parë u zhvillua në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD). Në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë pati një audiencë të zgjedhur diplomatësh, historianësh, studiuesish dhe studentësh.

Ambasadori Durmishi ndau përvojën dhe reflektimet e tij mbi “Soft Power”, sfidat e diplomacisë dhe rolin e grave në këtë fushë. Ky takim erdhi në kuadër të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me pjesëmarrjen e figurave të njohura si Megi Fino, Arta Dade, Paskal Milo dhe Elsa Skënderi Rakipllari.

Gjatë vitit 2025 do të zhvillohen të tjera takime me diplomatë, ish-diplomatë, studentë dhe punonjës nga institucione të rëndësishme të vendit, duke i parë këto takime si një mundësi për të eksploruar diplomacinë kulturore dhe rëndësinë e ambasadorëve në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Spiropali pret Presidentin e Landit të Vjenës: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Presidentin e Landit të Vjenës, Ernst Woller

Global 360

Argjentina tërhiqet nga OBSH, duke ndjekur hapat e SHBA-së

Argjentina do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha sot zyra e presidentit Javier Milei

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Presidentin e Landit të Vjenës: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Presidentin e Landit të Vjenës, Ernst Woller