Malaj: 5,1 miliardë lekë deri në 2027 për bujqësinë, kontributi më i madh ndonjëherë nga buxheti i shtetit

Banka e Shqipërisë organizoi sot në Tiranë, tryezën e diskutimit me temë: “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres cilësor në kreditimin e sektorit bujqësor”.

Banka e Shqipërisë organizoi sot në Tiranë, tryezën e diskutimit me temë: “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres cilësor në kreditimin e sektorit bujqësor”.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryeministri Edi Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ministri i Financave Petrit Malaj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, drejtues të sistemit bankar dhe përfaqësues të shoqërive të agrobiznesit.

Ministri i Financave Petrit Malaj në fjalën e tij u shpreh se përmes një qasje të re dhe inovatore synohet që t’i jepet një frymëmarrje e re kreditimit përmes institucioneve financiare në një prej sektorëve më kyç dhe më prioritarë në vendin tonë, siç është bujqësia.

“Bujqësia si sektor në ekonominë e Shqipërisë kontribuon me 18,5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, pothuajse tri herë më shumë se mesatarja e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe punëson mbi 40% të popullsisë”, tha Malaj.

Ministri i Financave u shpreh më tej se “këto shifra tregojnë për peshën e madhe që ka ky sektor, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë social. Duke pasur në vëmendje këtë peshë me rëndësi, por edhe duke synuar që ta zhvillojmë më tej, ne kemi planifikuar më shumë shpenzime buxhetore në sektorin e bujqësisë këtë vit duke arritur në 146 milionë euro, ku vetëm për skemën kombëtare të fermerëve dhe subvencionimit të naftës kemi alokuar 4,4 miliardë lekë për të çuar atë deri në 5,1 miliardë lekë deri në 2027, kontributi më i madh i dhënë ndonjëherë nga buxheti i shtetit”.

Ministri theksoi se bujqësia sot përballet me një sërë sfidash si fragmentarizimi i tokës, mungesa e aksesit në financa, mungesa në investimet moderne, mungesa e njohurive dhe aftësive për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut vendas dhe të huaj, si edhe aksesi ndaj instrumenteve financiarë për fermerët dhe ndërmarrjet e vogla dhe mesme bujqësore, nuk është në nivelet që duhet të ishte.

“Tregu bankar ka qenë relativisht i kufizuar për sa i përket kreditimit të këtij sektori kyç të ekonomisë. Procesi i integrimit, ku tashmë ne kemi hyrë, na vë përballë një sërë kërkesash dhe detyrash që do duhet t’i përmbushim, që të garantojmë konkurrueshmërinë në tregjet evropiane dhe sipas standardeve që kërkojnë këto tregje”.

“Të gjitha këto do të kërkojnë shtimin e investimeve në pajisje moderne, jo vetëm për të ulur kostot, por që të rrisim edhe cilësinë e produkteve tona. Është jetike për ne që të adresojmë sfidat në aksesin e këtyre tregjeve në financa, infrastrukturë, logjistikë dhe të rrisim përputhshmërinë me standardet e sigurisë ushqimore, por edhe kërkesat që kërkohen për certifikim.

Duhet të krijojmë një plan të qartë pune, me një dritare të re financimi, përmes një instrumenti inovator bankar, i cili synon të ofrojë një garanci sovrane që do të mbulojë deri në 70% të principalit të kredive”, u shpreh ministri Malaj.

“Përmes kredive të buta, përmes një fondi që po vihet në dispozicion prej 250 milionë eurosh dhe norma të favorshme interesi deri në 3,5% mbështetja do të fokusohet në sektorë siç janë infrastruktura prodhuese dhe agropërpunimi për fruta-perimet, për blegtorinë etj.”, theksoi Malaj.

Ai shtoi se “mbështetje do të ofrohet edhe për peshkimin dhe akuakulturën, por edhe agroturizmin dhe turizmin rural”.

Sipas ministrit Malajt, edhe vende të tjera të rajonit, siç janë Kroacia apo Serbia, kanë zbatuar mekanizma të ngjashëm financiarë, të cilat kanë dhënë efekte në rritjen e investimeve në sektorin e bujqësisë dhe është rritur aksesi në financa.

“Ajo çfarë presim nga zbatimi i kësaj strategjie është aksesi financiar dhe mbështetja me financa i sektorit bujqësor, përmirësimi i kushteve të financimit, duke ofruar norma të ulta interesi dhe reduktim i kërkesave për kolateral.

Vizioni i qeverisë është që bujqësia, ky sektor vital, të bëhet më konkurrues, të jetë më modern dhe të jetë një sektor i orientuar drejt eksportit. Bashkëpunimi mes qeverisë, institucioneve financiare dhe fermerëve është i domosdoshëm që të arrijmë këto tre objektiva”, përfundoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investimet strategjike deri në 2026, Gonxhja: Rritje me 2,7 miliardë euro e investimeve

Parashikim rritje me mbi 24 mijë vendet e reja të punës

Global 360

Argjentina tërhiqet nga OBSH, duke ndjekur hapat e SHBA-së

Argjentina do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha sot zyra e presidentit Javier Milei

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investimet strategjike deri në 2026, Gonxhja: Rritje me 2,7 miliardë euro e investimeve

Parashikim rritje me mbi 24 mijë vendet e reja të punës