Bashkëpunim me Republikën Çeke, në fushën e pronësisë industriale
Drejtoritë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë dhe Republikës Çeke nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të krijuar një bazë të fortë bashkëpunimi në fushën e pronësisë industriale.

Ky bashkëpunim do të fokusohet në përmirësimin e legjislacionit shkëmbimin e informacionit dhe promovimin e trajnimeve dhe seminareve që mbështesin inovacionin dhe rritjen ekonomike.
Gjatë bashkëpunimit, do të realizohen shkëmbimi i informacionit dhe publikimeve mbi legjislacionin e pronësisë industriale, trajnime dhe seminare për zhvillimin e kapaciteteve, dhe tryeza për promovimin e pronësisë industriale dhe ndikimin e saj në inovacion.
Ky memorandum është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të sistemeve të pronësisë industriale në të dy vendet.
Burimi ATSH