Ibrahim Kodra, postkubisti i fundit i Evropës

Ibrahim Kodra, postkubisti i fundit i Evropës, u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano të Italisë.


Ibrahim Kodra, postkubisti i fundit i Evropës, u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano të Italisë.

U largua nga Shqipëria më 1938, në moshën 20-vjeçare, pas përfitimit të një burse studimi që iu dha nga Oborri Mbretëror, për të vazhduar studimet pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Romës (Itali).

La pas rreth 6 mijë vepra, por mendohet të ketë edhe shumë të tjera të papërcaktuara si autorësi, për faktin se kanë qenë dhurata për miq të piktorit. Ndër to vetëm 2 mijë janë të dokumentuara dhe të njohura për autorësinë dhe trashëgiminë intelektuale të artistit. Një pjesë e konsiderueshme e krijimeve të tij ndodhen të shpërndara në muze të ndryshëm privatë dhe një pjesë tjetër i disponojnë koleksionistët e veprave të artit.

Në vitin 1948, Ibrahim Kodra krijoi një marrëdhënie shumë të veçantë me piktorin e madh Pablo Picaso, prej të cilit u ndikua për një pjesë të krijimeve të tij. Të dy së bashku kryen edhe një studim të rëndësishëm artistik. Mediet dhe kritika e kohës e emërtuan Ibrahim Kodrën si “postkubistin e fundit të Evropës”.

Një ndër elementët që e dallojnë ishin “Le case Kodra” (shtëpitë Kodra) dhe elementi u bë subjekt i krijimtarisë së piktorit në kohën që ai jetoi në disa fshatra të komunës Civita të Italisë së Jugut, dhe ishin pikërisht shtëpitë e banuara nga arbëreshët ato që u bënë të njohura në mbarë botën vetëm prej faktit se ishin subjekt i muzës së piktorit shqiptar.

Lexo më shumë nga

Balla me deputetët e Landit të Saksonisë: Gjermania, një nga partnerët më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, takoi deputetë të Forumit Parlamentar Për Evropën Lindore dhe Qendrore të…

Global 360

Argjentina tërhiqet nga OBSH, duke ndjekur hapat e SHBA-së

Argjentina do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha sot zyra e presidentit Javier Milei

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla me deputetët e Landit të Saksonisë: Gjermania, një nga partnerët më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, takoi deputetë të Forumit Parlamentar Për Evropën Lindore dhe Qendrore të…