![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/uk.jpeg)
Britania do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor
Britania e Madhe do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit në vjeshtë me vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.
![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/uk.jpeg)
Britania e Madhe do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit në vjeshtë me vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.
Në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë thuhet se Londra zyrtare është e përkushtuar për të forcuar partneritetet në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sigurinë evropiane dhe për të trajtuar problemin e përbashkët të migrimit të parregullt.
Dame Karen Pierce, një nga diplomatet më me përvojë britanike, është emëruar e dërguara speciale e Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, e ngarkuar për të çuar përpara objektivat strategjike të Londrës zyrtare në të gjithë rajonin, duke përfshirë përgatitjet për Samitin. /KosovaPress/