Rama: Shqipëria nuk ka një plan “B” përkundrejt Bashkimit Europian

Kryeministri theksoi se ekziston vetëm një plan “A”, integrimi në familjen europiane.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Madridi, se Shqipëria nuk ka një plan “B” përkundrejt Bashkimit Europian.

Në fjalën e mbajtur pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për mbajtjen në Shqipëri të Kongresit Botëror të Ligjit, në vitin 2027, Rama tha se nëse ne do të kishte një plan “B” përkundrejt lirisë individuale, shtetit të së drejtës dhe demokracisë, qytetarët do ishin të detyruar të jetonin në një shoqëri të kategorisë “B”.

“Unë përgjigjem bindshëm që: Nuk ka plan “B”! Nëse kemi plan “B” kundrejt këtyre të trijave do të jesh i dënuar të jetosh në një shoqëri të kategorisë “B”. Ne duam një vend ku të gjithëve iu jepet mundësia të fitojnë dhe ku askush nuk mund të fitojë në kurriz të dikujt tjetër. Kjo ndodh nëse ne zbatojmë liritë individuale, shtetin e së drejtës dhe demokracinë“, deklaroi ai.

Kryeministri theksoi se ekziston vetëm një plan “A”, integrimi në familjen europiane.

“Ka shumë tundime në pjesën perëndimore të Europës, për largimin nga BE, mbyllljen e kufinjve, kthimin e kufinjve të vjetër doganor. Shpesh më pyesin cili është plani “B”, duke qenë se plani “A” është BE”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Veliaj: Nisim këtë vit ushqimin falas në shkolla, qendër për autizmin sipas modelit gjerman

Kryebashkiaku i Tiranës pret homologët e tij gjermanë, të Ulm dhe Neu-Ulm, Martin Ansbacher dhe Katrin Albsteiger.

Global 360

Dhjetëra vende dënojnë sanksionet e SHBA-së ndaj ICC-së

Shtatëdhjetë e nëntë nënshkruesit janë nga 125 vendet anëtare të ICC-së.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Veliaj: Nisim këtë vit ushqimin falas në shkolla, qendër për autizmin sipas modelit gjerman

Kryebashkiaku i Tiranës pret homologët e tij gjermanë, të Ulm dhe Neu-Ulm, Martin Ansbacher dhe Katrin Albsteiger.