![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/Xhamia.jpg)
Projekti për sheshin e Xhamisë së Madhe në Shkodër, Beci: Hapësira moderne për aktivitete tregtare e sociale
Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka ndarë në rrjetet sociale disa imazhe nga koncepti fillestar propozuar nga studioja Casanova & Hernandez Architects për projektin e sheshit të Xhamisë së Madhe.
![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/Xhamia.jpg)
Në Shkodër u prezantuan sot dy projekte të rëndësishme për qytetin: Rilindjes së Muzeut të Kujtesës, si dhe rindërtimit të hapësirës përreth Xhamisë së Madhe, prezantim që u realizua në një takim të hapur me qytetarë të Shkodrës dhe përfaqësues të komunitetit fetar, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka ndarë në rrjetet sociale disa imazhe nga koncepti fillestar propozuar nga studioja Casanova & Hernandez Architects për projektin e sheshit të Xhamisë së Madhe.
Sipas Becit, “projekti përfshin një shesh publik që vë më në pah monumentalitetin e xhamisë Ebu Bekër dhe shërben si hapësirë publike dhe ceremoniale, një parkim nëntokësor në funksion të qendrës së qytetit dhe hapësira moderne për aktivitete tregtare e sociale në respekt të objektit të kultit”.
“Projekti është në zhvillim e sipër dhe do të reflektojë komentet nga të gjithë aktorët; jam i sigurt se është një zhvillim i mirëpritur pozitiv për qendrën e qytetit tonë”, shkruan Beci.
Rilindja e Muzeut të Kujtesës, si dhe rindërtimi i hapësirës përreth Xhamisë së Shkodrës janë vepra të arkitektit Jesus Hernandez, njëkohësisht hartues i projekteve të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, qilimit të gurtë të Zogajt, si edhe hyrjes së re të Shkodrës.
Realizimi i tyre me mbështetjen e qeverisë shqiptare, do t’i kthejë këto dy godina, në dy pika kyçe referimi për qytetarët, vizitorët dhe turistët në Shkodër.