![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu.jpg)
Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s
Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.
![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu.jpg)
“Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s, duke e çuar Bazën Ajrore të Kuçovës në një nivel të ri operacional dhe strategjik, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një vizite në këtë bazë.
Vengu theksoi se, “investimet në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime po e kthejnë këtë bazë në një pikë kyçe për mbrojtjen dhe sigurinë rajonale”.
Ministri Vengu nënvizoi se, “brenda pak javësh, përfundon ndërtimi i infrastrukturës për mirëmbajtjen e dronëve, një kapacitet i ri që rrit ndjeshëm efikasitetin e bazës”.
“Rikonstruksioni i hapësirave stërvitore tashmë është finalizuar, duke garantuar kushte optimale për stafin e angazhuar 24/7 në operacione dhe mirëmbajtje”, shtoi Vengu.
Ai u shpreh se, baza e armatimit dhe furnizimit është tashmë në standarde moderne, duke siguruar mbështetje logjistike të nivelit më të lartë për flotën ajrore.
“Ky investim strategjik i qeverisë shqiptare është vetëm fillimi. Modernizimi i mëtejshëm i Forcës Ajrore mbetet një prioritet për të ardhmen e sigurisë kombëtare dhe angazhimeve tona në NATO”, u shpreh ministri Vengu.
Burimi ATSH