Hasani: Shqipëria plotësisht e përkushtuar për t’u anëtarësuar në BE deri në vitin 2030

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Romë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Romë, i cili kishte në fokus diskutimet për sigurisë e përbashkët duke rritur bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe prioritetet që çojnë në përshpejtimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor; Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas; Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos; zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, njëherësh vend organizator i këtij takimi, si dhe anëtarët e BE-së të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Ministrat ranë dakord për rëndësinë e ringjalljes së politikës së zgjerimit dhe intensifikimin e fokusit strategjik të BE-së në rajon, veçanërisht duke marrë parasysh sfidat gjeopolitike aktuale. Lufta në Ukrainë dhe kërcënimet në rritje për sigurinë kanë treguar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për sigurinë e Evropës.

Sipas ministrit Hasani, është thelbësore që Ballkani Perëndimor të vazhdojë të tregojë performancë të lartë në proceset integruese evropiane.

“Unë shoh një angazhim të vërtetë në të gjithë rajonin dhe jam i sigurt se bashkëpunimi i rregullt, samitet, takimet e nivelit të lartë do të jenë ura të rëndësishme për të hapur rrugën përpara. Për sa i përket Shqipërisë, ajo ka angazhim maksimal me rrugëtimin e saj drejt BE-së, ndërsa është në rrugën e duhur për të hapur të gjithë grup-kapitujt brenda vitit 2025, si mbylljen e negociatave deri në vitin 2027”, u shpreh Hasani.

Hasani theksoi gjithashtu rolin kritik të rajonit në sigurinë evropiane, me Shqipërinë që tashmë bashkëpunon në infrastrukturë, menaxhimin e migracionit dhe kërcënimet hibride. Ai u shpreh se Shqipëria do të organizojë Samitin e 6 të Komunitetit Politik Evropian më 16 maj 2025 në Tiranë, dhe se kjo është një mundësi kyçe gjithashtu për të diskutuar gjithashtu edhe sfidat e përbashkëta të sigurisë. Në këtë drejtim, ai ripërsëriti angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe misionet e udhëhequra nga BE.

Ministrat diskutuan Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke e njohur atë si një hap përpara, por duke theksuar se ai nuk mund të zëvendësojë procesin politik të anëtarësimit në BE, i cili mbetet qëllimi kryesor.

Takimi theksoi rolin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në mbështetje të aspiratave të rajonit për integrimin në BE. Shqipëria, së bashku me partnerët e saj rajonalë, mbetet e angazhuar për të punuar ngushtë me BE-në për të siguruar integrimin e plotë të rajonit deri në vitin 2030.

Në Grupin e Miqve të Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë Austria, Greqia, Italia, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia.

Begaj në Mal të Zi, takime me përfaqësues të shqiptarëve në qeveri dhe parlament

Kreu i Shtetit diskutoi me ta për forcimin politik të faktorit shqiptar në Malin e Zi dhe zhvillimin ekonomik të…

Global 360

Kosova mbajti zgjedhje të qeta, misioni i KiE kritikon qeverinë për gjuhën negative kundër medieve

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga KiE, Nathalie Loiseau, ka vlerësuar zhvillimin e zgjedhjeve

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj në Mal të Zi, takime me përfaqësues të shqiptarëve në qeveri dhe parlament

Kreu i Shtetit diskutoi me ta për forcimin politik të faktorit shqiptar në Malin e Zi dhe zhvillimin ekonomik të…