Raporti i Transparency International, Rama: Pozicioni më i mirë ndonjëherë, të parët në rajon për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama tha sot në bashkëbisedimin “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjetet sociale se në raportin e Transparency International, Shqipëria ka sot pozicionin më të mirë që ka pasur ndonjëhrë.


Kryeministri Edi Rama tha sot në bashkëbisedimin “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjetet sociale se në raportin e Transparency International, Shqipëria ka sot pozicionin më të mirë që ka pasur ndonjëhrë.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria ka një pozicion me pesë pikë plus në renditjen e këtij raporti në luftën kundër korrupsionit, duke pasur përparimin më të madh nga të gjitha vendet e tjera, bashkë me Kosovën.

“Ndërkohë, që vendet e tjera në rajon janë me rënie, edhe Mali i Zi është aty ku ishte vjet. Sot, në raportin për korrupsionin të Transparency International që është një raport global, Shqipëria ka pozicionin më të mirë që ka pasur ndonjëherë”, shprehet Rama.

Kryeministri thekson se faktin se Transparency International “vlerëson luftën që po bën Shqipëria kundër korrupsionit, përparimin në betejën me korrupsionin dhe hapat që po hidhen në këtë drejtim, hapa që sipas tij tregojnë tregojnë se tanimë jemi në një fazë tërësisht të re dhe se gjithë kjo bla bla bla-ja dhe kuak-kuak-kuaja për korrupsionin është shumë më tepër një tam-tam propagandistik për arsyet që dihen, se sa një jehonë e një realiteti konkret.

“Para, Transparency International patëm raportin e Sigma-s, këtyre do t’u referohemi së këta që punojnë me fakte, të dhëna dhe nuk kanë axhenda politike, nuk kanë luftëra të brendshme për të bërë dhe nuk kanë ambicie për të marrë vota”.

“Sigma na nxori të parët në rajon për prokurimet publike. Kjo do të thotë që prokurimet më pak të afektuara nga korrupsioni në të gjithë rajonin tonë janë ato që bëhen në Republikën e Shqipërisë dhe me diferencë nga vendi i dytë. Të parët në menaxhimin e financave publike, të parët në organizimin dhe zhvillimin e Administratës Publike dhe kështu me radhë”, pohoi Rama.

Sipas Kryeministrit Rama, “lufta kundër koprrupsionit është një luftë që bëhet frontalisht dhe çdo segment bën punën e vet në këtë luftë. Shqipëria ka transformuar tërësisht shërbimet e veta dhe sot falë kësaj lufte çdo qytetar shqiptar qoftë në Shqipëri, qoftë në Australi është në gjendje të marrë shërbim përmes kompjuterit apo telefonit pa qenë i detyruar të niset te sporteli, të mbajë radhë, të presë sa t’i vijë radha, pastaj të ndërveprojë me një person aty dhe pastaj të jetë në rrezikun kërkimit të një bakshishi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për platformën e-Albania në komunikimin e tij me ndjekësit virtualë, duke thënë se rreth “47 milionë kontakte me një shërbim të kërkuar apo të dhënë janë zhvilluar në këto vite, falë platformës e-Albania që janë 47 milionë kontakte direkte të eliminuara, kohë e humbur e shpëtuar, radha të shmangura, rrezik bakshishi i eliminuar. Kjo është sot e rëndësishme dhe qëlloi që filloi pikërisht me këtë ky bashkëbisedim”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj në Mal të Zi, takime me përfaqësues të shqiptarëve në qeveri dhe parlament

Kreu i Shtetit diskutoi me ta për forcimin politik të faktorit shqiptar në Malin e Zi dhe zhvillimin ekonomik të…

Global 360

Kosova mbajti zgjedhje të qeta, misioni i KiE kritikon qeverinë për gjuhën negative kundër medieve

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga KiE, Nathalie Loiseau, ka vlerësuar zhvillimin e zgjedhjeve

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj në Mal të Zi, takime me përfaqësues të shqiptarëve në qeveri dhe parlament

Kreu i Shtetit diskutoi me ta për forcimin politik të faktorit shqiptar në Malin e Zi dhe zhvillimin ekonomik të…