Manastirliu: Mbi 7 mijë aplikime nga mësuesit që synojnë tre shkallët e reja të kualifikimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur zbatimin e sistemit të ri të kualifikimit të mësuesve, një reformë e cila synon ngritjen e standardeve profesionale


Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur zbatimin e sistemit të ri të kualifikimit të mësuesve, një reformë e cila synon ngritjen e standardeve profesionale dhe përgatitjen e tyre për sfidat e ndryshimeve të shpejta në teknologji, pedagogji dhe nevoja sociale.

Gjatë një takimi me mësuesit në shkollën “Hasan Vogli” në Tiranë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi se ky sistem siguron zhvillim të vazhdueshëm profesional, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së arsimit.

“Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve ka në fokus trajnimin dhe edukimin në vazhdim të mësuesve. Vetëm për vitin 2024 dhe në vazhdim 2025, ne do të trajnojmë mbi 20 mijë mësues. Kualifikimi i mësuesve është një nga shtyllat kryesore të reformës arsimore, duke siguruar një proces të qartë dhe transparent që garanton standarde të larta profesionale. Për herë të parë, mësuesit do të përfitojnë trajnime falas dhe do të jenë pjesë e një sistemi që garanton transparencë dhe meritokraci. Kemi dyfishuar mbështetjen financiare për shkallët e kualifikimit, duke përforcuar sistemin e vlerësimit dhe promovimit të mësuesve sipas aftësive të tyre”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se ky sistem sjell një ndryshim thelbësor në mentalitetin dhe qasjen ndaj zhvillimit profesional të mësuesve.

“Këtu kemi një ndryshim edhe të qasjes, por edhe të mentalitetit. E para, mësuesit, përpos faktit që tashmë kanë nisur një karrierë në sistemin tonë arsimor, mbështeten nga shteti përmes trajnimit dhe edukimit në vazhdim. E dyta, mësuesve u garantohet që në vitet e para të karrierës të mundësohet aftësimi i tyre sa më i mirë dhe, në një periudhë 3-vjeçare, përmes testimit të informatizuar, ne do të garantojmë edhe transparencë, edhe meritokraci për sa i përket përfitimit të shkallës së kualifikimit për gradën “Mësuesi i kualifikuar”. Më pas kemi edhe dy shkallët e tjera të kualifikimit, që është “Mësuesi specialist” dhe “Mësuesi Mjeshtër”, ku edhe aty do të kemi më shumë integrim të projekteve novatore, por edhe të mundësisë që lëndë të ndryshme të integrohen përmes teknologjisë dhe inovacionit në këto projekte, ku vetë mësuesit do të vlerësojnë mësuesit që futen në këtë testim sipas shkallëve të kualifikimit”, vijoi ajo.

Një aspekt kyç i reformës është digjitalizimi i procesit të kualifikimit, duke garantuar vlerësim të shpejtë dhe objektiv të aftësive profesionale. Ministrja Mantirliu tha se ka patur një numër të konsderueshëm aplikimesh nga mësuesit për të përfituar tre gradat e kualifikimit.

“Deri tani, në sistemin e kualifikimeve janë dorëzuar mbi 7 mijë aplikime nga mësuesit që synojnë të përftojnë një nga tre shkallët e reja të kualifikimit. Vetëm për gradën e ‘Mësuesit të Kualifikuar’, kemi rreth 3 mijë aplikime, duke përshirë edhe edukatorët e arsimit parashkollor”, vuri në dukje Manastirliu.

Nga ana e tyre mësuesit pjesëmarrës në këtë takim vlerësuan reformën dhe mundësitë e reja që ajo sjell sipas tyre dhe se ky sistem u jep mundësinë të aftësohen profesionalisht por dhe të rriten në karrierë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prefekti i Tiranës Qëndro: Veliaj transformoi kryeqytetin, besoj te prezumimi i pafajësisë

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro e cilësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si lider transformues që ka dhënë një kontribut…

Global 360

Trump dërgon sekretarin e Thesarit, Bessent në Ukrainë për bisedime

Trump parashtroi mundësinë e një takimi me Zelensky në Uashington këtë javë dhe theksoi se ai nuk dëshironte të udhëtonte…

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Prefekti i Tiranës Qëndro: Veliaj transformoi kryeqytetin, besoj te prezumimi i pafajësisë

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro e cilësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si lider transformues që ka dhënë një kontribut…