Instalacioni në sheshin “Nënë Tereza”, arkitekti Precht: Hapësirë në përdorim të njerëzve

Rijetëzimi i Sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, sjell një oaz të ri të gjelbër kushtuar librit dhe hapësirë me ambiente çlodhëse dhe rekreative për qytetarët.


Rijetëzimi i Sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, sjell një oaz të ri të gjelbër kushtuar librit dhe hapësirë me ambiente çlodhëse dhe rekreative për qytetarët.

Gjatë prezantimit të këtij projekti, sot në Tiranë, arkitekti austriak, Chris Precht zbardhi detaje që e formëzojnë këtë istalacion të veçantë dedikuar qytetarëve.

“Për momentin hapësira në sheshin “Nënë Tereza”, nuk i shërben njerëzve dhe është në përdorim vetëm për qarkullimin e mjeteve. Duam ta bëjmë këtë projekt që ta risjellim këtë hapësirë në përdorim të njerëzve, t’ua rikthejmë qytetarëve, për të pushuar për të marrë frymë, për t’u çlodhur, për të lexuar, për të pasur një moment qetësie dhe për t’u takuar me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Arkitekti Precht tha se ai vjen nga Austria i rritur në mes të maleve dhe pyjeve. “Ndërtimi me dru ka qenë për mua diçka e rëndësishme si një element i rëndësishëm në hapësirat ku ne jetojmë. Ndërtimi i strukturave të ndryshme prej druri, do të jetë një element tipik dhe i dallueshëm i këtij projekti për të krijuar një hapësirë të shëndetshme për qytetarët që mund të ulen me njëri-tjetrin apo të kenë një moment qetësie”, u shpreh ai.

Sipas tij, ky oaz është një portë apo një urë lidhëse me të gjithë elementët e qytetit, pasi përdorimi i sheshit vetëm për mjetet e ka shtyrë këtë ishull në një pikë të paarritshme për qytetarët. “Ne do të donim ta kthenim atë në një vend ku njerëzit mund të bashkohen me njëri-tjetrit dhe të jetë një portë drejt bulevardit”, tha ai.

po

“I konceptuar në linjat e një instalacioni ky objekt do të jetë një librari e hapur ku njerëzit mund të sjellin dhe marrin libra, por do të jetë edhe një pikë takimi për artistët me ambientet e pikturës apo klub i letërsisë për fëmijë. Objekti është i kornizuar me pemë dhe brenda ka një hapësirë frymëzuese ndërsa është e ndërtuar nga material ekologjik”, vijoi ai.

“Ai do të jetë një oaz brenda qytetit i modular shumë thjeshtë për t’u instaluar, që do të tërheqë në çdo kohë interesin e qytetarëve për ta frekuentuar, teksa do të jetë një strukturë e përkohshme që mund të riciklohet”, u shpreh arkitekti austriak, Chris Precht.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Qeveria i hap rrugën aderimit të Shqipërisë në Konventën e zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO)

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane…

Global 360

Trump dërgon sekretarin e Thesarit, Bessent në Ukrainë për bisedime

Trump parashtroi mundësinë e një takimi me Zelensky në Uashington këtë javë dhe theksoi se ai nuk dëshironte të udhëtonte…

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qeveria i hap rrugën aderimit të Shqipërisë në Konventën e zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO)

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane…