![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2023/11/Kryeministria-e-re.jpg)
Qeveria i hap rrugën aderimit të Shqipërisë në Konventën e zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO)
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO), Hagë,
![](https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2023/11/Kryeministria-e-re.jpg)
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO), Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë më 9 prill 2002.
Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, do të kalojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Ky projektligj ka për qëllim ratifikimin e konventës dhe integrimin e Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare të komunikacionit, që ka për qëllim promovimin e zhvillimit të komunikimeve dhe infrastrukturës së transportit ndërkombëtar.
Në mbështetje të nenit 81 të Kushtetutës dhe të nenit 18 të ligjit, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Ky propozim është miratuar me kërkesën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëherazi dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Zyra Evropiane e Komunikacioneve (ECO) është një organizatë ndërkombëtare që përfshin shtetet anëtare të Evropës dhe që ka për objektiv promovimin e zhvillimit të komunikimeve dhe infrastrukturës ndërkombëtare të transportit.
Ajo ka si qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimin ndërmjet shteteve përmes standardeve të përbashkëta në komunikimet dhe transportin ndërkombëtar. ECO luan një rol të rëndësishëm në krijimin e politikave dhe iniciativave që ndihmojnë për zhvillimin e infrastrukturës ndërkombëtare dhe lidhjeve të transportit që mbështesin tregtinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në Evropë.
Me aderimin në këtë konventë, Shqipëria synon të përfitojë nga mundësitë që ofrohen për modernizimin dhe integrimin e mëtejshëm të infrastrukturës së komunikimeve dhe transportit të saj me ato të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera të rajonit.
Burimi ATSH